6.6 C
Prizren
E premte, 23 Janar, 2026

Kjo është arsyeja pse Enver Hoxhaj, nuk udhëtoi për New York?

Enver HoxhajjMinistri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj në vend se të ishte në New York, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të lobuar për njohjen e shtetit të Kosovës, ai ka zgjedhur që të qëndroj në Kosovë dhe të loboj për të mbledhur vota për kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit.

Gazeta Blic ka arritur që të siguroj një fotografi, ku sot, para disa orësh ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ishte në Prizren, pati një takim me politikanë të komunitetit boshnjak. Sikurse shihet edhe në këtë fotografi, në këtë takim me ministrin Hoxhaj është edhe deputeti i komunitetit boshnjak, Rasim Demiri.Enver Hoxhaj-Rasim Demiri ne Prizren

Siç merr vesh, Gazeta Blic, në këtë takim ishte prezent edhe Emila Rexhepi, e cila ishte çuar nga takimi i nervozuar.

Ndërkohë, Gazeta Blic gjatë tërë ditës ka bërë përpjekje që të marrë përgjigje nga këshilltari për medie i ministrit të Jashtëm, Bashmir Xhemaj, se përse Hoxhaj nuk ka udhëtuar për New York, mirëpo ky i fundit nuk ka kthyer kurrfarë përgjigje.

Punën e kryediplomatit kosovar, në SHBA është duke e kryer presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, e cila gjatë kësaj vizite në Neë York pati dhejtëra takime me liderë të vendeve të ndryshme.

Jo vetëm nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, por shumica e drejtuesve të PDK-së, janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme që për 2 tetor, kur pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, t’i sigurojnë numrat për zgjedhjen e Arsim Bajramit në postin e kryekuvendarit.

Para dy javësh, kandidati i PDK-së për kryetar të Kuvendit, Arsim Bajrami nuk kishte arritur që të marrë më shumë se 44 vota për kryetar të Kuvendit.

Më Shumë

Gjendet i vdekur 39-vjeçari i cili ishte shpallur i zhdukur ditë më parë

Është gjendur i vdekur 39-vjeçari Avdyl Begaj nga Banja e Malishevës i cili ishte shpallur i zhdukur që nga data 18 janar i këtij...

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për pagën minimale, nga janari 425 euro dhe 500 euro në korrik

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pagës minimale, duke përcaktuar dy faza të reja të rritjes gjatë vitit 2026. Sipas...

Lajmet e Fundit