10.7 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Kjo është kohë kur më së shumti kryhen grabitje të armatosura në Kosovë

Drizan Shala, ekspert i Sigurisë ka komentuar trendin në rritje të grabitjeve të armatosura në vend.

I ftuar në InDoks, Shala është shprehur se rritje të kriminalitetit në Kosovë ka më së shumti në tre muajt e fundit të vitit.

“…Kosova në dy-tre muajt të fundit të çdo fund-viti ka ngritje të kriminalitetit sa i përket grabitjeve dhe veprimeve tjera kriminale, kjo e tregon faktin që Kosova është duke rrëshqitur në një situatë, në të cilën nuk ka mundësi ndoshta t’i kontrollojë çdo aktivitet kriminal sa i përket fushë veprimtarisë së tyre në dobi të atij grupi që shkakton atë veprim kriminal”, ka thënë Shala për InDoks.

Duke folur për sigurinë në vend, ai kritikojë Policinë e Kosovës duke thënë se nuk ka plan konkret se si ti qaset kriminaliteti të grabitjeve të armatosura.

Ai bëri thirrje që sa më parë të ndërmerren hapa.

“Policia e Kosovës e ka për bazë edhe e ka marrë si shqetësim edhe këtë shtim të numrit të grabitjeve por nuk ka ndonjë plan konkret se si ti qaset këtij problem, përpos të ngritjes së nivelit të patrollimit por nuk ka ndonjë plan konkret si ti parandalojë grabitjet sa i përket bankave dhe qendrave tregtare që duhet të bëhet një parandalim sa ma parë i tyre”, ka deklaruar ai.

Më Shumë

Sulmoi me thikë dy persona në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar mbrëmjen e së hënës, pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar me thikë dy burra në Suharekë. Sipas raportit 24-orësh, viktimat...

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malieshvë, Astrit Isufi është arrestuar mëngjesin e sotëm. Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e tij. Policia po...

Lajmet e Fundit