Kjo është mosha e 2 të vdekurve nga COVID-19 sot në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se 13 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit në vend.

Këto raste të vdekjes janë regjistruar në Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Prizren, Kamenicë, Podujevfë Suharekë dhe Viti.

Bazuar në postimin e IKSHP-së, mosha mesatare e viktimave gjatë 24 orëve të fundit është 73.7.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (88, 67, 64 vjeç), Gjakovë 2 raste (85, 83 vjeç), Pejë 2 raste (81, 62 vjeç), Prizren 2 raste (74, 70 vjeç), Kamenicë 1 rast (90 vjeç), Podujevë 1 rast (69 vjeç), Suharekë 1 rast (60 vjeç), Viti 1 rast (66 vjeç)”, thuhet në raport.

Ndryshe, që nga dje, vendit i janë shtuar 963 raste të reja me këtë sëmundje.

“Numri total i rasteve pozitive është 27.851 raste nga 115.794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 798 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 177 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.862 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.191”, thuhet në raportin e fundit të IKSHP’së rreth situatës epidemiologjike në vend.

Më Shumë

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

Lajmet e Fundit