-1.6 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

‘Kjo është një foto lufte’

Kanë shkaktuar dhimbje dhe trishtim tek qytetarët pamjet e publikuara në media online të kamionëve ushtarakë që nga Bergamo çojnë trupat e viktimave me koronavirus në provinca të tjera për t’u varrosur, pasi në varrezat Bergamaski nuk ka më vend.

“Fotot e kamionëve të ushtrisë që heqin nga Bergamo trupat e pa jetë të shkaktuar nga virusi vdekjeprurës janë nga fotot më të trishtuara të vendit tonë. Jemi italianë dhe është mirë që këto çaste si ky të nxjerrin jashtë më të mirën tonë. Do t’ia dalim dhe do ta bëjmë edhe për ta. Të gjithë së bashku”, shkruan një qytetari Orazio në “Twitter” pasi sheh kamionët që bartin viktimat.

Një tjetër komentues shkruan: “Bergamo ime këtë natë nuk kam më fjalë, nuk kam më forcë, nuk kam më asnjë fjalë: ‘Do të shkojë gjithçka mirë. Këtë natë vetëm kam qarë nga dhimbja”.

E një tjetër qytetar shkruan: “Bergamo ime, sa shumë trishtim dhe në këtë natë shpirti im ulërin nga dhimbja”. Ndërkaq një mik i tij i komenton në fotografi: “Kjo është një foto lufte. Ushtria që merr arkivolet e tepërta në varrezat monumentale të Bergamos”, komenton me dhimbje një tjetër përdorues. Ndërkohë, kanë nisur ta komentojnë shumë edhe këtë fotografi dhe të ndiejnë frikë dhe trishtim.

Numri i vdekjeve në Itali dhe veçanërisht në Bergamo dhe Lombardi është shumë i madh. Vetëm në 24 orët e fundit numri i të vdekurve ka shkuar në 427 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3 405 viktima.

Më Shumë

PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për Zgjedhjet e Përgjithshme, në një atmosferë madhështore, në mesin e mijëra përkrahësve. Kryetari i PDK-së,...

Ramush Haradinaj e nis fushatën me ‘shko, Albin’: Ai është njëri i ligë

Lideri dhe kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti në hapjen e fushatës në sallën “1 Tetori” në...

Lajmet e Fundit