14.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Qershor, 2025

KKSB-ja në Malishevë e vlerëson të qetë situatën e sigurisë

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i drejtuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, të enjten, ka mbajtur mbledhjen e rregullt dhe të fundit për këtë vit.

Sipas njoftimit të Zyrës së informimi të Komunës së Malishevës, KKSB-ja e ka vlerësuar të qetë situatën e sigurisë së përgjithshme dhe pa tendencë të prishjes, ndërsa në veçanti u diskutua situata e sigurisë për komunitete, ku është theksuar se nuk ka asnjë rast të evidentuar për ndonjë diskriminim apo kërcënim me motiv etnik.

Fillimisht, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në ruajtjen e sigurisë për të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, e në veçanti Policinë e Kosovës, për angazhimin e tyre në shërbim të sigurisë për të gjithë qytetarët, pa asnjë dallim. “Në raportimin e tij, komandanti i Stacionit Policor në Malishevë, kapiteni Halil Morina, ka thënë: “Bazuar në raportet policore, ka rënie të rasteve me precedent penal dhe atë në krahasim me vitin e kaluar ka një rënie prej 32 për qind të rasteve”.

Kapiteni Morina, gjithashtu ka deklaruar se Policia e Kosovës, është përgatitur edhe për këtë fundvit, përkatësisht festimet e fundvitit, si në komunikacion, po ashtu edhe në përdorimin e mjeteve piroteknike”, thuhet në komunikatën e ZI-së. Tema të veçanta në mbledhjen e fundit të KKSB-së, sipas ZI-së ishte edhe situata e sigurisë për komunitetet pakicë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Në raportimin e zyrtares për komunitete dhe kthim, Edona Krasniqi, theksohet se në Komunën e Malishevës, jetojnë 36 romë, 6 ashkalinj, 1 amerikan dhe 5 të padeklaruar, ku tre prej tyre janë të punësuar në sektorin publik. “Në asnjë rast nuk janë regjistruar asnjë lloj i diskriminimit etnik apo kërcënimit”, shkruan në komunikatën e ZI-së. Ndërsa për PAK-të, sipas komunikatës, kryetari Begaj, ka thënë se “komuna është përpjekur që në vazhdimësi ta ndihmojë këtë kategori të shoqërisë”. Ai ka konfirmuar se gjatë këtij viti, nga donatorët e ndryshëm, si mërgimtarët, ashtu edhe nga një kompani gjermane, janë furnizuar me karroca, të gjithë ata që kanë pasur nevojë, ndërsa një pjesë e kësaj kategorie, është e punësuar në sektorin publik.

Më Shumë

Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

Ish banorja e Big Brother Livia, ka ndezur rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit. E veshur me bikini provokues, ajo ka nxjerrë...

Begaj e Totaj theksojnë frymëzimin që sjell trashëgimia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj të martën ka pritur presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 147-vjetorit...

Lajmet e Fundit