16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Klinaku paralajmëron protesta nëse veteranët hiqen nga paga minimale

U.D i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili deklaroi se do të bëhet një verifikim i listave të veteranëve sepse ato janë “të fryera”.

Ai, përmes një postimi në Facebook, tha se sa i përket çfarëdo ligji të ri apo amendamentim të ligjeve aktuale në fuqi e kanë thënë se kur dhe si mund të bëhet, në shkresën drejtuar Qeverisë.

Madje, ai paralajmëroi edhe protesta para Kuvendit të Kosovës nëse hiqen veteranët nga para minimale.

“Nëse e kanë qëllim që të përgatitet apo manipulohet publiku e pastaj të dalë në Kuvend për lexim të dytë projektligji që i heq veteranët nga paga minimale, e them përsëri se do të jemi përsëri në protesta në oborr të Kuvendit. Veteranë të nderuar, invalidë e familje të dëshmorëve, të jeni të përgatitur që nëse ju thërrasim në protestë, të dilni sa më masovikisht’, ka shkruar Klinaku.

Postimi i plotë i tij:

Mirë që diskutohet buxheti me qytetarë, por edhe më e mirë do të ishte që të mos bllokoheshin nga Qeveria projektet e komunave të Kosovës (pra të mos bllokoheshin qytetarët).

Përsëri filluan sot që t’i bëjnë temë veteranët, e që për mendimin tim kjo bëhet vetëm për vota, prandaj nuk duhet që t’iu besohet.

Sa i përket asaj se si qeveri paskan bërë disa hapa që të vijnë në një gjuhë të përbashkët me shoqatat e dala nga lufta dhe subjektet opozitare, absolutisht nuk është e vërtetë, sepse që nga shkresa e dërguar te kryeministri Kurti, nuk ka pasur më asnjë kontakt në mes nesh e rreth kësaj teme.

Sa i përket çfarëdo ligji të ri për veteranët, apo amendamentim të ligjeve aktuale në fuqi, këtë gjë e kemi thënë se kur dhe si mund të bëhet kjo, në shkresën tonë drejtuar qeverisë, prandaj po e publikojë edhe një herë shkresën që të mos manipulohet publiku.

Nëse e kanë qëllim që të përgatitet apo manipulohet publiku e pastaj të dal në Kuvend për lexim të dytë projektligji që i heq veteranët nga paga minimale, e them përsëri se neve do të jemi në protesta në oborr të Kuvendit.

Veteranë të nderuar, invalidë e familje të dëshmorëve, të jeni të përgatitur që nëse ju thërrasim në protestë, të dilni sa më masovikisht.

OVL UÇK
Faton Klinaku

Më Shumë

Nxënësit e shkollës ‘Mehmet Akif’ vizituan Prokurorinë Themelore në Prizren

Në kuadër të takimeve me qytetarë, Prokurorinë Themelore në Prizren të mërkurën e kanë vizituar nxënësit e klasave të katërta të shkollës “Mehmet Akif”...

Kurti: Nëse dëshiron opozita e shpërndajmë Kuvendin dhe shkojmë në zgjedhje, qeveria s’ka arsye të rrezohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për deklaratën e tij se është i gatshëm që vendi të shkojë në zgjedhje. Kurti ka thënë se...

Lajmet e Fundit