Klopp e lë të hapur derën për vazhdimin e kontratës me Liverpoolin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk e përjashton mundësinë e rinovimit të kontratës me klubin nga Anfield.

Trajneri gjerman aktualisht është nën kontratë deri në vitin 2024 dhe ka spekulime se ai mund të largohet kur të skadojë kontrata.

Megjithatë, Klopp u pyet për ITV para ndeshjes së tyre në FA Cup kundër Norwich City për të ardhmen e tij dhe la hapur derën për të zgjatur qëndrimin te Reds.

“Unë me të vërtetë nuk e di nëse do të qëndroj”, ka thënë fillimisht Klopp për ITV.

“Pronarët tanë e kuptuan se gjërat do të kërkonin kohë, ne kishim nevojë për këtë”.

“Ata janë gjithashtu të interesuar për zhvillim dhe kjo është shumë e dobishme”, përfundoi gjermani.

Ndryshe, Klopp gjatë kohës së tij te Reds ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve, ka rikthyer Ligën Premier pas 30 viteve, teksa ka fituar edhe Carabao Cup, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube. /Telegrafi/

Më Shumë

Trupa amerikane e baletit “Magnificat” performon nesër në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot pjesëtarët e trupës profesionale të baletit “Magnificat!” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të...

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mjete përmes përmbarimit, rreth 17 milionë euro gjatë vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se nga buxheti i komunës janë ekzekutuar mjete përmes përmbaruesit. Sipas tij, vetëm nga kategoria e...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit