Klubi që synon titullin në Gjermani e do Igli Taren për drejtor sportiv

Igli Tare është një nga drejtorët sportiv më të kërkuar, në botë për shkak të punës që ka bërë te Lazio për më shumë se një dekadë.

Zbulimi i talenteve të rinj e pas një kohe duke i shitur me një çmim të lart dhe ndërtimin e një skuadre konkurrente për gara evropiane ka bërë që emri i shqiptarit të jetë mjaft i përfolur në media.Në bazë të asaj që raportojnë mediet e ndryshme evropiane, thuhet se Leipzigu i Bundesligës kërkon Igli Taren në pozitën e drejtorit sportiv.

Leipzigu që drejtohet nga Nagelsmann renditet në vendin e dytë në Bundesligë me shtatë pikë më pak se Bayerni i Munichut.Gjithashtu, Leipzig kërkon majat e futbollit gjerman dhe jo vetëm me ndihmën e Igli Tares.Tare është pjesë e Lazios që nga viti 2008. /Zeri.info

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e mësimdhënësit, Ismet Reka

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të matematikës në SHFMU...

Lajmet e Fundit