16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

KMDL e UÇK-së: U tradhtuam nga Qeveria

Xhevdet QeriqiPjesëtarët e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, nuk po i besojnë më kryeministrit. Ata kanë vendosur që t’u rikthehen aktiviteteve kundër Qeverisë, për shkak se sipas tyre, kjo e fundit në asnjë moment nuk ka lëvizur drejtë realizimit të marrëveshjes që është arritur para më shumë së dy vjetësh me kryeministrin. Kryetari i këshillit, Xhevdet Qeriqi, gjatë një interviste për Tribunën, ka thënë se veteranët edhe pjesëtarët e Këshillit ndihen të tradhtuar nga kryeministri për shkak se ky i fundit sipas tij, lëre që nuk i ka plotësuar kërkesat, tash nuk do t’i presë as në takim.

“Ne i kemi pasur disa takime me kryeministrin dhe i kemi arritur disa marrëveshje dhe u kemi besuar atyre marrëveshjeve. Por tash po shihet që kanë qenë vetëm marrëveshje të atij momenti për ta tejkaluar situatën. Nuk i di arsyet e Qeverisë pse po e neglizhon këtë draft-ligj. Ne kemi bërë më herët disa kërkesa për takim me kryeministrin dhe po shihet se nuk ka një vullnet për t’u takuar e për të parë se deri ku kanë shkuar gjërat. Kjo na ka shtyrë që të ndërmarrim këtë iniciativë dhe do të vazhdojmë aktivitetet pa ndërprerë në forma të ndryshme”, ka thënë Qeriqi.

Ai ka përkujtuar se gjendja e veteranëve është shumë e rëndë, duke paralajmëruar edhe masa tjera drejtë realizimit të kresave të tyre. “Përderisa premtohet para mediave dhe nuk kryhet puna duke kaluar dy vjet e më tepër prej grevës dhe nuk ka lëvizë asgjë. Një veteran i luftës sot nuk e gëzon asnjë të drejtë absolute. Unë me vete të dielën e kam pasur edhe një veteran i cili është i papunë dhe si pasojë e kësaj situate ai është dashur që ta shesë gjakun e tij për t’ia siguruar fëmijëve bukën e gojës.

Nuk e shoh më gjendje më të rëndë se kaq ku ndodhen aktualisht veteranët”, ka vlerësuar ai. Gjatë kësaj interviste Qeriqi, ka thënë se shumë shpejtë këshilli do të vendosë për hapat e tjerë të reagimit ndërsa nuk përjashtohet mundësia e kthimit të grevës para Qeverisë, por edhe bojkotimi i zgjedhjeve të 3 nëntorit. Për të gjitha këto sipas Qeriqit, do të vendosë këshilli në një nga takimet e ardhshme.

Më Shumë

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren ofron shërbime të ndryshme në sektorin e ndërtimit. “3D-Fesali” është partneri juaj i besueshëm për çdo projekt ndërtimi. Këto shërbime përfshijnë: Projektim Ndërtim Mbikëqyrje Revidim Demolimi i...

Mirlind Daku flet për herë të parë: E kam pritur ftesën nga Kombëtarja, por është vendim i Sylvinhos

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me humbje vitin 2024, pasi u mund në miqësoren e parë për këtë muaj nga Kili me rezultat...

Lajmet e Fundit