6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Kizolli: PK-ja është vizioni i vetëm për Prizrenin

kizolli ne 123Kandidati i PK-së për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli është takuar me banorët e lagjes  “Kurillës” dhe “Marashit”.  Kizolli u shpreh i kënaqur me prezencën e madhe të elektoratit në këto dy lagje.

“Me pjesëmarrjen e tuaj ne përforcohemi dita -ditës dhe motivohemi edhe për një përkushtim më të madh dhe angazhim më të fortë që juve të mos ju zhgënjejmë dhe kërkojmë mbështetjen tuaj sepse subjekti i vetëm që ka vizion të udhëheq Prizrenin me ndershmëri dhe i cili synim parësor ka të adresojë problemet e qytetarëve është Partia Konservatore e Kosovës”, tha Kizolli.

Kryetari i PK-së, Munir Basha tha ndërkaq se disa subjekte politike kërkuan prej neve që të mos dalim me kandidatin tonë për kryetar komune. “Kërkuan që ne të votojmë për kandidatët e tyre duke theksuar se në të kundërtën vota jonë do të humbet. Por duke parë juve këtu dhe interesimin e shtuar të qytetarëve nëpër tubimet tona, ne jemi bindur se Partia Konservatore e Kosovës me kandidatin Beni Kizolli për kryetar të Prizrenit dhe me kandidatët për asamblenë komunale do të fitojë në zgjedhjet e 3 nëntorit në Prizren”.

Lista e PK-së përbëhet edhe prej tetë kandidatëve nga “Kurilla” dhe “Marashi”.  “Kjo tregon se partia jonë është qasur me seriozitet për zgjedhjen e problemeve dhe sfidave të banorëve të lagjeve të ndryshme. Pasi që listat zgjedhore janë të hapura Ju mund të votoni nga një kandidat nga lagja juaj ku edhe mund të kërkoni edhe përgjegjësi nga asamblistët e ardhshëm, sepse ne me siguri do ti shqyrtojmë dhe zgjidhim problemet tuaja konkrete”, tha Basha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Parashikohet rënie e temperaturave në javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për javën e ardhshme parashihen ulje e temperaturave të vlerave ekstreme dhe reshje të shiut. E hëna...

Enea Koliqi, ‘Ylli i javës’ në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 29-të...

Lajmet e Fundit