KMDLNJ: Arben e Shqipron Krasniqi nuk kanë vërejtje në trajtim nga organet e drejtësisë

Dy zyrtarët ligjor të Komunës së Prizrenit, Arben Krasniqi dhe Shqipron Krasniqi, të arrestuar dhe paraburgosur për keqpërdorim të detyrës zyrtare nuk kanë vërejtje me trajtimin që organet e drejtësisë kanë bërë ndaj tyre.

Ata janë vizituar nga përfaqësuesi i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut( KMDLNJ) në Prizren, Bashkim Kajdomçaj.

Kajdomçaj tregon se zyrtarët e arrestuar nuk kanë pasur vërejtje në respektimin e të drejtave të tyre.

“Ata kanë deklauar se janë respektuar të drejtat e tyre që nga koha e intervistimit në Prokurori, pastaj ndalim në Polici dhe më pas në mbajtje”, tregon ai.

“Ata, kanë avokatë mbrojtës dhe gjithashtu s’kanë asnjë vërejtje dhe me trajtimin në Qendrën e Paraburgimit në Prizren”.

“Që të dy kishin pasur ftesë nga Prokuroria Themelore e Prizrenit me dt.16.01.2020 dhe më pas janë dërguar në polici, ndalim policor dhe mbajtje , derisa me 17.01.2020 Gjykata Themelor në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh”.

“Të njëjtit kanë vërejtje gjatë zhvillimit të procedurave për këtë rast”.

“A.K. ka pohuar se edhe sekuestrimi i veturës, (tipi Audi A-4) është bërë pa të drejtë, ngase s’ka qenë objekt i kësaj çështjeje”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit