17.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

Koalicioni duhet të bëjë riformatizim të thellë të Qeverisë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa-Remi, është shprehur i zhgënjyer me koalicionin qeverisës, ndonëse dikur bënte thirrje për krijimin e këtij koalicioni.

“Ky koalicion nuk i ka përmbushur pritjet e mia. Besoj se nuk i ka përmbushur as pritjet e të tjerëve, të cilët kanë menduar se do të ketë rrjedha më normale të proceseve”, ka thënë Mustafa në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”.

Ai ka thënë se për të dalë nga situata aktuale politike, koalicioni qeverisës duhet t’i nënshtrohet një riformatimi të thellë.

Mustafa ka deklaruar se PDK-ja duhet të jetë më aktive në këtë koalicion qeverisës pasi, sipas tij, është partia më e fuqishme në vend.

“Kam menduar se koalicioni i madh do të sjellë stabilitet shumë më të madh por, si duket, ky koalicion në fillim ka gabuar në hapa, duke mos pasur fuqi të prodhojë tema që ecin krah misionit tonë që kemi, i cili është integrimi në BE dhe bërja e jetës më të mirë për qytetarët. Fatkeqësisht, ky koalicion ka filluar të prodhojë tema joadekuate, tema që nuk janë të kohës dhe nuk janë kredibile për t’u diskutuar tani. Duke prodhuar këso temash kemi ardhur deri aty sa koalicioni qeverisës ka ngelur në një vend dhe nuk po ka zhvillim në asnjë segment”, ka theksuar ai.

Ai thotë se ky koalicion qeverisës duhet ta bëjë një riformatim të thellë, ku PDK-ja duhet të marrë rol më të fuqishëm.

“Mendoj se kjo krizë politike mund të zgjidhet vetëm me riformatizimin e thellë të koalicionit qeverisës. PDK-ja në këtë koalicion qeverisës duhet të marrë rol më të fuqishëm dhe duhet ta tregojë veten se është udhëheqëse e koalicionit qeverisës, duke caktuar prioritetet dhe duke e bërë realizimin e tyre një për një”, ka vlerësuar Mustafa.

I pyetur se si e sheh riformatizimin e thellë të Qeverisë, ai ka thënë se duhet të bëhet ndryshim i emrave jokompetentë që janë brenda Qeverisë.

“Jo vetëm të ministrave, por kudo që ka ngelur procesi, aty duhet të ketë riformatizim”, ka theksuar Mustafa.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në këto ndryshime të ndërrohet edhe kryeministri dhe të zgjerohet koalicioni qeverisës.

“Unë po them se të gjitha janë të mundshme. Është i mundshëm e edhe zgjerimi i koalicionit qeverisës apo zvogëlimi i tij. Në këtë kontekst, nuk përjashtohet asgjë. Ajo që përjashtohet në këtë drejtim është Lëvizja Vetëvendosje!, sepse e ka përjashtuar vetveten”, ka thënë Mustafa.

Remi është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

“Unë nuk u frikësohem zgjedhjeve. Zgjedhjet në këtë kohë nuk sjellin ndryshime qenësore. Zgjedhjet e parakohshme do ta sillnin të njëjtën skenë politike”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Remi thotë se demarkacioni dhe shumë tema të tjera për të cilat nxehet politika dhe flitet çdo ditë për to janë të shpifura. /Epoka e re/

Më Shumë

Ligji i ri i trafikut: Për një muaj policia shqiptoi mbi 36 mijë gjoba

Policia ka bërë të ditur pwr dënimet që janë dhënë më së shpeshti për shkelësit e rregullave në trafik. 27 mijë e tre gjoba janë...

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale të...

Lajmet e Fundit