15 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Kolona të gjata në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë, pala kosovare mat temperaturën e çdo udhëtari

Edhe këtë vikend, kosovarët zgjodhën që ta kalojnë në Shqipëri. Por sot kur edhe po kthehen, detyrohen të presin gjatë në pikën kufitare në Morinë.

Qindra vetura të kosovarëve po presin në kolonën një kilometërshe që është krijuar në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë, raporton Indeksonline.

Kolona në fjalë është krijuar për shkak se pala kosovare në pikën kufitare po kontrollon temperaturën trupore të çdo udhëtari.

Me të hapur pikat kufitare është shtuar edhe fluksi i qarkullimit në pikat kufitare me Shqipërinë, edhe pse në fakt rreziku i virusit COVID-19, nuk ka kaluar./Indeksonline/

Më Shumë

Hapet Java e Infermierisë në Spitalin e Prizrenit

Në Prizren ka nisur zyrtarisht Java e Infermierisë në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, menjëherë pas shënimit të 5 Majit – Dita...

Kurorëzohen Blero dhe Eronita, publikohen pamje nga ceremonia

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero dhe Eronita janë kurorëzuar. Kështu kanë bërë të ditur vet ata përmes postimeve në rrjetin social, Instagram. Në pamjet e publikuara...

Lajmet e Fundit