21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Komandant Petriti përkujtohet duke dhuruar gjak

Me rastin e 22 vjetorit te? rënies se? dëshmorit te? kombit, Remzi Ademaj – Komandant Petriti, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuk së bashku me pjesëtarë të Shoqatës së Veteranëve te? Lufte?s së UÇK-së, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë, si dhe tek monumenti i Lirisë në Prizren.

Për të shënuar këtë ditë u organizua edhe aktiviteti për dhurimin vullnetar të gjakut ne? repartin e transfuzionit te? gjakut ne? Spitalin Rajonal te? Prizrenit.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se përvjetori i rënies së komandat Remzi Ademaj po shënohet me një aktivitet shumë fisnik siç është dhurimi i gjakut.

Ai tha se këtë kohë emergjencë për shëndetin kosovar për shkak të pandemisë Covid-19, nevoja për gjak është e madhe, prandaj apeloi që të dhurohet sa më shumë gjak.

“Është një vepër shumë fisnike dhe domethënëse për përvjetorin e rënies së komandantit, Remzi Ademaj dhe në këtë situatë kur kemi një emergjencë të shëndetit publik kur kemi pandeminë Covid-19 dhurimi i gjakut duhet të jetë prioritet ngase ka shumë njerëz që iu nevojitet gjaku dhe ne kemi gjithmonë probleme me donatorët”, tha ai.

Ndërsa, Isa Berisha, sekretari i degës së shoqatës së Veteranëve në Prizren, tha se së bashku më familjen Ademaj e organizuar këtë aktivitet me qëllim që edhe në këtë kohë t’i dalin në ndihmë popullit.

“Kemi organizuar këtë aktivitet për dhurim të gjakut, kjo është një sakrificë dhe simbolik e madhe për familjen Ademaj ,pasi që kur ishte nevoja në momente e vështira e dhanë anëtarin e familjes dhe tani po dhurojnë gjak kur dihet që dhurimi i gjakut është simbolik e mirë dhe e domosdoshme për situatën në të cilën gjendemi”, tha ai.

Për të dhuruar gjak në Qendrën regjionale të Tranfuzionit të Gjakut në Prizrenit, kishte ardhur edhe vëllui i heroit, Remzi Ademaj, Shabani.

“Kjo nuk është hera e parë që po dhuroi gjak për nder të rënie së komandantit, Remzi Ademaj kjo është një iniciativë familjare, është viti i tretë, është gjest human për të shpëtuar jetë njeriu duke e ditur se situata është e vështirë me virusin aktual edhe ne iu bashkëngjitëm kësaj iniciative për të ndihmua sado pak”, tha ai.

Gjak sot dhuroi edhe Granit Ademaj i cili tha se ndihet mirë kur dhuron gjak pasi që shpëton një jetë.

“Shumë mirë me dhurua gjak për të sëmurët. Gjak ndihem shumë mirë kur dhuroi… çdo vit dhuroj”, tha ai/KosovaPress/

Më Shumë

Sot mot me diell e me vranësira

Të dielën mbrëma pati mot me shi, ndërkaq në disa zona ra edhe borë. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell...

Konjufca: Qeveria s’ka arsye të japë dorëheqje

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave kur u pyet...

Lajmet e Fundit