Komisioni i Arsimit në Prizren kërkon pezullimin e ekskursioneve

Komisioni i Arsimit i Kuvendit Komunal të Prizrenit me një shkresë zyrtare, drejtuar kryetarit të Komunës, Ramadan Muja, Drejtorisë së Arsimit dhe Komisionit parlamentar të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar që të merret vendimi për pezullimin e përkohshëm të ekskursioneve të shkollave të mesme të kësaj komune.

Në shkresën e Komisionit…, nënshkruar nga kryetari Arbër Rexhaj dhe nënkryetari, Naser Bresa, janë dhënë disa arsye se pse duhet ndërprerë ekskursionet, duke filluar nga mungesa apo agjendat formale të ekskursioneve, pozita e rënduar ekonomike e prindërve, mungesa e sigurisë së nxënësve në orët e vona, deri te nevoja për orientimin e nxënësve në objektet e trashëgimisë kulturore, ato të zhvillimit të industrisë dhe zhvillimit të kulturës së komunikimit.

Po ashtu është implikuar edhe drejtori i DA-së, si rëndues i procesit.

Kryetari i Komisionit të Arsimit, Arbër Rexhaj, ka theksuar se ka ardhur koha që të ndryshohet i tërë kursi i deritashëm i organizimit të ekskursioneve.

Nga ana tjetër drejtori i DA-së, Nexhat Çoçaj, ka pohuar se rekomandimi i Komisionit… do të shqyrtohet.

Në të kaluarën dërgimi i maturantëve në ekskursion në bregdetin shqiptar është përcjellë me shumë kundërthënie. /Koha Ditore/

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit