9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Komisioni islamofob i Nobelit dhe Handke si figura më e ndyrë e letërsisë së përbotshme

Nga: Rikard Ljarja

Nuk e kisha dëgjuar më parë këtë emër, kjo nuk është meritë, sepse nuk mund të njohësh çdo qytetar të botës që shkruan. Bota është e madhe, letër e laps ka për të gjithë, tani edhe kompjuter. Ky zotëria qenka edhe österaicher, pra, gjermanishtfolës, shkrues d.m.th.

Nuk dyshoj fare në aftësinë e tij letrare.

Pra, shkruan në gjuhën e Goethe-s, Heine-s, në gjuhen e Freud-it, Nietzsche-s, Kanti-t, Hegeli-t, Fallada-s, Remarque-s, Mann-it, Enzensberger-it, Grass-it, Zweig-ut, Kafka-s… e ku e di unë…

Sipas mendimit tim, ky njeri, pra, ky shkrimtar, ka përdhosur gjuhën gjermane.

Ky njeri, ky shkrimtar, vuan nga kompleksi i inferioritetit deri në atë shkallë sa është në gjendje të bëjë çudira që t’i dalë emri, emri vetëm si i pari.

Para shumë vitesh, një piktor japonez që kishte të njëjtën diagnozë me shkrimtarin në fjalë, përgatiti një telajo me përmasa të mëdha, e vuri në trotuar, hipi në katin e (nuk e di mirë se në cilin) dhe u hodh nga një lartësi goxha e madhe drejt e mbi telajo. Sigurisht, vdiq në vend. Telajo me gjakun e tij e me ç’kishte dalë trupi në atë rënie, ishte piktura e tij. Kryevepra.

Keni parë ndeshje ndërkombëtare, ku stadiumet janë tejet të mbipopulluar. Po, po, femra që zhvishen cullak, nudo, pra, dhe vrapojnë mes futbollistëve.

Është e njëjta dukuri: kompleksi i inferioritetit.

E sa e sa raste të tjera mund të rendis. Ca janë shumë banale, prandaj nuk po i përmend.

Ky njeri, kontrovers, Peter Handke, është i vetëdijshëm. E arriti atë që donte. U bë figura më e ndyrë e letërsisë së përbotshme dhe reklama që po i bëhet i mjafton. Me siguri zgërdhihet e u nxjerr gjuhën të gjithëve meqë ua hodhi.

Edhe një herë, nuk dyshoj për aftësinë e tij si prozator megjithëqë nuk kam lexuar asnjë rresht të tij.

Por, Peter Handke ka thyer një ndër normat morale të vendosura nga shumica e njerëzve vullnetmirë me vetëdije të kthjellët.

Si mund t’i thurësh ditirambe për shembull Neronit apo Herikut të VIII-të, Hitlerit apo Pol Potit…

Spekulimi i këtij soj shkrimtari është:

“E drejta e lirisë së fjalës”.

Por, gjithçka ka një cak. Ka një masë.

Ky tipi e ka stërtejkaluar masën.

Mendoj se meriton një padi në Gjykatën e Hagës për gjenocid.

Duhet dënuar!

Makar virtualisht.

Heroi i tij bëri gjenocid real.

Kurse ky e ribëri gjenocidin. I rivrau edhe një herë të vrarët e luftërave të ish-Jugosllavisë.

Unë nuk e di sesi bëhen këto punë, por mendoj se i bën mirë atij dhe opinionit progresiv ndërkombëtar.

Po komisioni i fshehtë, që ka për detyrë të bëjë zgjedhjen?

Një komision që shpërbëhet nga një skandal me përmasa të mëdha sekso-korruptive (këtu duhet të them se strumbullari i gjithë këtij skandali është burri i njërës nga anëtaret e komisionit me një mbiemër… Arnaud. Edhe këtu të kenë futur hundët arnautët?)

Çudira! Ça s’po ndodh në këtë botë të lëbyrur.

Komisioni i ri, duke dashtë të “rregullojë” skandalin, dha dy çmime në të njëjtën kohë. Mirëpo, në çmimin e sivjetmë doli në dritë një dukuri tjetër e këtij komisioni: Islamofobia.

Se s’ka se si që një komision i tërë të jetë dakord që t’i akordohet çmimi një islamofobi i cili nxit urrejtjen racore dhe fetare kur dihet botërisht që letërsia dhe artet kanë për detyrë, përveç të tjerave, të sjellin paqe në botë.

Nuk përjashtoj asgjë.

Korrupsioni të gërryen: “Edhe mbreti e do dhuratën”.

Pra, dikush, apo disa individë apo institucione, duhet të mblidhen dhe të bëjnë një padi serioze kundër këtij individi (me siguri të talentuar), por që shfrytëzon në mënyrën më të pështirë talentin e tij kundër gjithë botës së emancipuar.

Kaq.

Ndoshta e teprova?!

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

Të enjten është përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Ismajl Kryeziu. Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu, është përkujtuar...

Lajmet e Fundit