16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Komuna dhe OSBE në Malishevë, vlerësojnë lartë bashkëpunimin e ndërsjellë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim njoftues, zyrtarët e lartë të misionit të OSBE-së, për regjionin Prizrenit dhe ekipin komunal të OSBE-së, përkatësisht drejtorin regjional të OSBE-së, z.Norman Spitzegger, pastaj përgjegjësin për ekipet komunale, z.George Katchavava dhe zyrtarët tjerë . Në këtë takim, u vlerësua lartë bashkëpunimi i ndërsjellë, si dhe nga ana e OSBE u vlerësua angazhimi i komunës, në përfshirjen në vendimmarrje të liderëve të fshatrave dhe të rinisë.

Fillimisht, kryetari Begaj, i falënderoi OSBE-në për bashkëpunimin e mirë dhe të vazhdueshëm, që kanë me Komunën e Malishevës, si dhe për raportimet korrekte nga monitorimi i punës së legjislativit dhe ekzekutivit, ndërsa më pas është përgjigjur edhe në interesimet e zyrtarëve të OSBE-së, lidhur me çështje të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Drejtori regjional i OSBE-së në Prizren, Normal Spitzegger, pasi e njoftoi kryetarin Begaj me ekipin e ri të OSBE-së, me z.Yusuke Hara, z.Salih Elshanin, si dhe me zyrtarin për komunitete në OSBE, Orce Bonev, e vlerësoi lartë angazhimin e kryetarit, në vizitat e vazhdueshme në terren, vizita përmes së cilave, përmbush edhe obligimet ligjore, si dhe përfshirjen e liderëve të fshatrave dhe të të rinjve në vendimmarrje.

Kryetari Begaj dhe zyrtarët e OSBE-së, më pas kanë biseduar për çështje të ndryshme, që kanë të bëjnë me zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Malishevës, pastaj angazhimet e komunës në hartimin e strategjisë për vizita në terren dhe komunikim, rregullores për transparencë, si dhe rregulloreve tjera.

Po ashtu u bisedua edhe për çështjen e komuniteteve në Komunën e Malishevës, ku OSBE, po ashtu e vlerësoi angazhimin e komunës, për përfshirjen e komunitetit RAE, në organet komunale, si dhe në organizmat tjerë, përmes së cilës, ky komunitet, edhe pse i pakët në numër, është i inkuadruar mirë në shoqërinë e Malishevës.

Drejtori Spitzegger, duke folur për vizitat në terren dhe takimet e drejtpërdrejta me qytetar, tha se “ky është një shembull i mirë, edhe për komunat tjera”, përderisa tha se ky komunikim me qytetarët është edhe obligim ligjor. Ndërsa kryetari Begaj, tha se ” bashkëpunimi me qytetarin, është obligativ dhe unë i përgjigjem qytetarit, sepse qytetarët ma kanë dhënë besimin ta drejtoj komunën në këtë mandat dhe të gjithë qytetarët, pa dallime partiake, janë të barabartë, ndërsa unë obligohem të jem me qytetarët në vazhdimësi dhe nevojat e tyre, kërkesat e tyre, gjithmonë do ti kemi parasysh gjatë hartimit të buxhetit komunal, përkatësisht hartimit të projekteve kapitale”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg

Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e...

Beteja vendimtare mes Pejës dhe Yllit

Të shtunën zhvillohet ndeshja e pestë dhe vendimtare mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra që shënon fitore, do t’i bashkohet Trepçës në finale të...

Lajmet e Fundit