8.6 C
Prizren
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025

Komuna dhuron 355 bombola me oksigjen 50 litërshe për Spitalin e Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka dhuruar 355 bombola me oksigjen 50 litërshe për Spitalin Rajonal të Prizrenit, raporton PrizrenPress.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.

“Në kuadër të marrëveshjes që kemi realizuar për mbështetje të Spitalit Rajonal të Prizrenit gjatë pandemisë, sot pas kërkesës që pranuam, kemi dhuruar 355 bombola me oksigjen 50 litërshe për spitalin”, është shprehur Haskuka në Facebook.

“Gjatë takimit, drejtori i Spitalit Rajonal kërkoi vazhdimin e kësaj mbështetjeje, ngase furnizimi nga Ministria e Shëndetësisë nuk i plotëson nevojat momentale për oksigjen, për shkak të numrit të lartë të pacientëve ku janë të hospitalizuar 71 të infektuar nga COVID-19”.

“Shëndeti dhe mirëqenia është mbi të gjitha, ndërkaq pandemia është armiku ynë i përbashkët, kundër të të cilët duhet të luftojmë me gjithë forcën që kemi”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Enise Zijade mposht serben Simic, kalon në gjysmëfinale të Podgorica Junior European Cup 2025

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka arritur gjysmëfinalen e Podgorica Junior European Cup 2025, pasi mposhti serben Andjela Simic me tre denime për Ippon në...

Bashkimi fiton në Prizren

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj United Basketball me rezultat 89:56 (29:13, 20:15, 23:11, 17:17) në xhiron e tetë të Superliga Femrat, raporton PrizrenPress. Skuadra...

Lajmet e Fundit