8 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Komuna e Malishevës ndan pesë banesa për familjet në nevojë

Në natën e Vitit të Ri, komuna e Malishevës, ka ndarë pesë banesa për familjet në nevojë.

Kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati, tha se nuk ka krenari më të madhe se sa që në ditë festive të gëzohen këto familje.

“Me plotë emocion e lot gëzimi në këtë natë të Vitit të Ri, sot i bëmë me shtëpi banimi 5 familje, që u përkasin kategorive me kushte të rënda ekonomike e sociale.

Nuk ka krenari më të madhe se sa, pikërisht në këtë ditë festive të gëzojmë këto familje, duke ju siguruar atyre kushte optimale për të jetuar.

Familjeve përfituese ju uroj shëndet e jetë të qetë në këto banesa moderne, ndërsa ne, si qeverisje lokale do të vazhdojmë edhe më tej përkrahjen e kujdesin ndaj këtyre kategorive”, ka thënë Kastrati.

Më Shumë

Sot derbi në Suharekë: Ylli përballet me Trepçën

Derbi i xhiros së 25-të në elitën e basketbollit kosovar zhvillohet sot në Suharekë, ku Golden Eagle Ylli përballet me liderin Trepça në palestrën “13...

Lirohet Gjesti

Reperi Besart Kelmendi, Gjesti, është liruar nga paraburgimi. Lajmin e ka bërë të ditur për Nacionalen avokati i tij Artan Qerkini. Gjesti ishte ndaluar për tri...

Lajmet e Fundit