26.8 C
Prizren
E hënë, 5 Qershor, 2023

Komuna e Mamushës rrezikoi të përballet me përmbarues për vonesë në pagesat e faturave

Komuna e Mamushës, faturat me vlerë të përgjithshme mbi 99 mijë euro nuk i paguan me kohë, siç kërkohet me Ligjin për Menaxhimin Financat Publike, duke rrezikuar kështu që të përballet me procedura gjyqësore dhe të përmbarimit.

“Gjatë testimit, ne kemi vërejtur në 5 fatura në vlerë prej 99,210€, që faturat nuk ishin paguar brenda afatit ligjor prej 30 ditësh. Vonesat ishin deri në 3 muaj.”, thuhet në gjetjen e raportit.

Raporti tregon se mos pagesa e faturave brenda afatit të paraparë ligjor ishte për shkak të mos sigurimit të fondeve buxhetore për pagimin e shpenzimeve me kohë.Vonesat në pagesën e obligimeve, sipas auditorit, rrit rrezikun për shpenzime shtesë gjyqësore apo të përmbarimit andaj kreut të komunës iu rekomandua të sigurohet që faturat paguhen me kohë

“Kryetari duhet të siguroj funksionimin efikas të pikës së kontrollit që verifikon se pagesa e faturave bëhet në përputhje me afatet kohore të përcaktuara me ligj.”, rekomandon auditori.

Auditori gjetjen e bazon në nenin 39.1 të Ligjit nr. 03 /L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, ku kërkohet që secila faturë e vlefshme dhe kërkesë për pagesë të mallrave dhe shërbimeve të paguhen brenda 30 ditëve kalendarike pas marrjes së faturës.Nga Komuna e Mamushës janë pajtuar me gjetjen e raportit.

Për më tepër, nëpërmjet letrës së konfirmimit, të datës 7 qershor 2022 nga kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulahid Krasniç konfirmohet se e ka pranuar raportin dhe është pajtuar me të gjeturat e raportit pa ndonjë koment për përmbajtjen e raportit të auditimit për “Raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Mamushës për vitin 2021”./kallxo.com

Më Shumë

Diego Simeone ‘këshillon’ lojtarët sa herë duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale

Trajneri i Atletico Madrid-it, Diego Simeone, ka bërë shaka se lojtarët që bëjnë seks vetëm katër herë në muaj nuk mund të paraqiten në...

Mot me diell sot, pasdite ka mundësi të bie shi

Sot do të mbajë mot me shumë intervale me diell, mirëpo pasdite ka mundësi për riga lokale shiu, sidomos përreth viseve malore. Prishtina Weather njofton...

Lajmet e Fundit