3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Shtohen përplasjet pozitë-opozitë në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij

Pavarësisht se tashmë pushimet verore kanë filluar për shumicën e sektorëve në Kosovë, skena politike vlon nga debatet e përditshme.

Edhe Kuvendi i Kosovës duket se është larg nga mbarimi i këtij sesioni pranveror, derisa në shqyrtim janë edhe disa projektligje të rëndësishme.

Por, përplasjet e nxehta politike po vazhdojnë në studio televizive, konferenca për media, e rrjete sociale.

Një deklaratë e deputetit të LDK-së, Arben Gashi, në RTV Dukagjini se një pjesë e deputetëve të LVV-së janë të interesuar të kalojnë në këtë parti dhe se deri në fund të vitit mund të bie qeveria, shkaktoi reagime të forta nga partitë në qeveri por edhe nga ato opozitare.

“Ka indikacione, ka lëvizje dhe interesime, janë tetë deputetë që kanë shprehur interesim për të ardhur në koalicionin e LDK-së”, ka thënë Gashi.

Deputetë e ministra të Listës Guxo të cilët u panë se potencialisht mund t’i bashkohen LDK-së, nxituan të demantojnë Gashin, duke deklaruar se koalicioni është stabil.

“Koalicioni është stabil. Deklarimet e deputetit të LDK-së, Arben Gashi se ka lëkundje mes LVV dhe Listës ‘Guxo’ janë balona, mjeshtërisht të lëshuara dhe tani të gjithë po vrapojnë pas tyre”, deklaroi deputeti Haxhi Avdyli.

Për stabilitet të Qeverisë foli edhe shefja e deputetëve të LVV-së Mimoza Kusari-Lila.

“Nuk besoj se qëndrojnë këto pretendime për arsye se nuk ka pasur as indikacione apo shprehje të vullnetit për të kaluar apo pakënaqësi për brenda grupit. Situata është normale në grup, me një frymë komunikimi dhe bashkëpunimi, prandaj për më tutje, për kë ka menduar besoj që Gashi duhet të flas, por më tepër e shoh si deklaratë spekulative sesa diçka përmbajtësore,” u shpreh Kusari-Lila.

 

Ai tha se qeveria po pengon punën e kryetarit të kësaj komune, Bedri Hamza, duke aluduar në hakmarrje politike të kryeministrit Kurti ndaj komunave të PDK-së.

“Vullneti, dija e angazhimi i Kryetarit Hamza dhe ekipit të tij po hasë në pengesa aty ku nuk do të duhej – në Qeverinë e Kosovës. Diskriminimi i Qeverisë ndaj komunave që udhëhiqen nga opozita, po e tejkalon çdo kufi. Qytetarët e Kosovës duhet të trajtohen të barabartë nga Qeveria, pavarësisht se ku jetojnë ata”, ka deklaruar Krasniqi.

Mirëpo, përplasjet më të forta të LVV-së duket se janë me AAK-në.

Në një konferencë për media gjatë së premtes, deputeti i AAK-së Bekë Berisha akuzoi Ministrinë e Infrastrukturës për katër tenderë të dyshimta.

“Janë diku katër kontrata në vlerë prej mbi 400 mijë euro të nënshkruara nga drejtori i Departamentit për Prokurim Publik, i cili është shkarkuar nga ministri i këtij dikasteri, Aliu. Dhe i njëjti për të dëshmuar se është i shkarkuar e ka ankesën në Këshillin e Pavarur për Shërbimin Civil. Prandaj, ftojmë prokurorinë dhe hetuesinë që të fillojnë hetime të menjëhershme, sepse këto që po themi janë të argumentuara me kontrata kornizë, që janë nënshkruar nga njeriu i larguar nga puna, nga zëvendësministri Durmishi. Kontratat i kam këtu, do t’i bëj publike”, theksoi Berisha.

Nuk vonoi reagimi i zëvendësministrit, i cili mohoi akuzat e Berishës.

“Nuk i kam nënshkrua katër kontrata në vlerë rreth 400 mijë euro o Bekë Berisha sepse me ligj zv. Ministri nuk nënshkruan kontrata nën vlerën 500 mijë euro. Ato katër kontrata që po i përmend ti e kanë vlerën 12 milion euro”, ka thënë Durmishi.

E ndërsa deputeti tjetër i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka paralajmëruar radikalizim të veprimeve të opozitës në Kuvend, pasi sipas tij nuk po merret për bazë asnjë sugjerim i tyre./Telegrafi/

Më Shumë

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Lajmet e Fundit