13.1 C
Prizren
E premte, 6 Mars, 2026

Komuna e Prizrenit fiton Grantin e Performancës për vitin 2025

Komuna e Prizrenit ka fituar Grantin e Performancës Komunale për vitin 2025. Ky grant, i akorduar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe donatorët, është bazuar në performancën e komunës për vitin 2023 dhe arrin në shumën totale prej 2,047,132.85 euro.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj,tha se ky është fryt i një pune ekipore.

“Ky sukses është fryt i një pune ekipore të palodhshme dhe përkushtimit të madh për t’i arritur standardet më të larta të performancës gjatë vitit 2023”, tha Totaj.

Sipas tij, mjetet e fituara do të përdoren për të financuar projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Prizrenit.

“Projektet e planifikuara përfshijnë: Agjenda e gjelbër – energji më efikase dhe qëndrueshmëri mjedisore. Gjithëpërfshirja – projekte që promovojnë barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale”.

“Ky është një hap i rëndësishëm që dëshmon përkushtimin tonë për një qeverisje të mirë, transparente dhe të orientuar drejt qytetarit”, theksoi Totaj.

Ai falënderoi ekipin për punën e jashtëzakonshme dhe qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme, duke e cilësuar këtë sukses si një arritje për të gjithë./PrizrenPress.com/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Në Prizren ujërat shkaktojnë telashe në lagjen “Dardania”|Video

Në Prizren, ujërat atmosferikë po shkaktojnë telashe në lagjen "Dardania". Ka kohë që banorët dhe nxënësit e Qendrës së Kompetencës duhet të kapërcejnë rrugën...

Sonte në Prizren, Bashkimi përballet me Vëllaznimin

Në kuadër të ProCredit Superliga, sonte në Prizren zhvillohet përballja ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit, dy skuadra që hyjnë në këtë duel me synimin për...

Lajmet e Fundit