18.8 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Komuna e Prizrenit paralajmëron prerjen e lisit afër Mullirit të Tabakhanes

Komuna e Prizrenit të martën ka paralajmëruar se ditëve në vijim do të bëhet prerja e lisit afër Mullirit të Tabakhanes, meqë nga organet përkatëse është vlerësuar se rrënjët e tij rrezikojnë strukturën e murit dhe të jazit te ky objekt i mbrojtur i trashëgimisë kulturore.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike, nëpërmjet Sektorit të Mjedisit është duke e shqyrtuar kërkesën për prerjen e një lisi në lagjen Tabakhane, përkatësisht në Mullirin e Tabakhanes, objekt ky i cili është në listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme dhe gjendet brenda kufijve të Qendrës Historike të Prizrenit. Kërkesës për prerjen e lisit të pranuar në Drejtorinë e Shërbimeve Publike më 15.10.2019, me arsyetimin se po shkakton dëme në jaz dhe në Mullirin e Tabakhanes, i është rekomanduar të merret pëlqimi edhe nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Sipas Komunës, prerja e lisit do të bëhet gjatë ditëve në vijim dhe me kujdes të shtuar, në mënyrë që të mos dëmtohet struktura e mureve të mullirit.

Më Shumë

Prizreni ende pa fitore në Ligën e Parë

Prizreni ka përfunduar javën e gjashtë në Raiffeisen Ligën e Parë pa asnjë fitore, duke regjistruar tre barazime dhe tri humbje. Starti i sezonit...

Arbër Rexhaj publikon fotografi me Nezir Çoçajn në Prizren

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka publikuar një fotografi në Facebook ku shihet duke pirë kafe me kandidatin e Nismës për Kuvendin Komunal...

Lajmet e Fundit