Deklarohet i pafajshëm drejtori i ndërmarrjes “Favor Plus” në Suharekë, akuzohet për vetëgjyqësi

Drejtori i ndërmarrjes “Favor Plus” me seli në Suharekë, Avni Gashi, në shqyrtimin fillestar të mbajtur të martën në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, nuk e ka pranuar fajësinë për veprën penale “vetëgjyqësi”.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ramadan Koro, i akuzuari ka deklaruar se e kupton akuzën, por nuk e pranon fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari Gashi gjithashtu ka deklaruar se heq dorë nga shqyrtimi i dytë dhe ka kërkuar nga gjykata që të vazhdohet me shqyrtim gjyqësor.

Kërkesa në fjalë nuk është kundërshtuar nga prokurori Koro dhe si e tillë është aprovuar nga gjykatësi i rastit, Qemail Suka.

Shqyrtimi kryesor për këtë rast pritet të fillojë më 31 mars 2020, në ora 9:00.

Prokuroria Themelore në Prizren, më 25 shkurt 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj Avni Gashit, me arsyetimin se ka kryer veprën penale “vetëgjyqësia”.

Avni Gashi akuzohet se në cilësi të drejtorit të ndërmarrjes “Favor Plus”, ushtron në mënyrë arbitrare të drejtën e tij për të cilën mendon se i takon, duke mos u drejtuar tek organet kompetente, ne atë mënyrë që e ndërron cilindrin e derës kryesore në firmën SH.P.K “Favor Plus”, duke shfryrëzuar kompetencen e tij në cilësi të drejtorit në këtë firmë, duke mos e paralajmëruar të dëmtuarin, bashkë aksionarin Blerim Gashi, ashtu që me këtë veprim ia ka pamundësuar qasjen në zyre për ushtrimin e veprimtarisë në afarizmin e tij./Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Një veturë përfshihet nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren

Një veturë është përfshirë nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga KlanKosova në vendngjarje shihet ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë intervenuar...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit