Komuna e Prizrenit paralajmëron prerjen e lisit afër Mullirit të Tabakhanes

Komuna e Prizrenit të martën ka paralajmëruar se ditëve në vijim do të bëhet prerja e lisit afër Mullirit të Tabakhanes, meqë nga organet përkatëse është vlerësuar se rrënjët e tij rrezikojnë strukturën e murit dhe të jazit te ky objekt i mbrojtur i trashëgimisë kulturore.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike, nëpërmjet Sektorit të Mjedisit është duke e shqyrtuar kërkesën për prerjen e një lisi në lagjen Tabakhane, përkatësisht në Mullirin e Tabakhanes, objekt ky i cili është në listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme dhe gjendet brenda kufijve të Qendrës Historike të Prizrenit. Kërkesës për prerjen e lisit të pranuar në Drejtorinë e Shërbimeve Publike më 15.10.2019, me arsyetimin se po shkakton dëme në jaz dhe në Mullirin e Tabakhanes, i është rekomanduar të merret pëlqimi edhe nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Sipas Komunës, prerja e lisit do të bëhet gjatë ditëve në vijim dhe me kujdes të shtuar, në mënyrë që të mos dëmtohet struktura e mureve të mullirit.

Më Shumë

64 aksidente trafiku në 24 orë në Kosovë, 25 me të lënduar

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 64 aksidente trafiku në vend. Nga to, nuk është raportuar asnjë aksident...

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Lajmet e Fundit