Komuna e Prizrenit pastron mbeturinat në lagjen “Bajram Curri”

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka bërë pastrimin e tërësishëm të mbeturinave të grumbulluara në lagjen “Bajram Curri”. Me këtë rast, kjo komunë ka kërkuar nga qytetarët ta mbajnë ambientin të pastër, raporton PrizrenPress

“Kemi filluar me pastrimin e të gjitha hapësirave ku ka grumbullim të mbeturinave. Sot kemi bërë pastrimin e tërësishëm të mbeturinave të grumbulluara në Lagjen “Bajram Curri”. Të gjitha vendet ku ka grumbullim të mbeturinave do pastrohen, në çdo lagje të qytetit e në çdo fshat të Komunës së Prizrenit”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

“Poashtu apelojmë tek të gjithë qytetarët e Komunës sonë, ta ruajmë e ta mbajmë pastër ambientin ku jetojmë, në lagjet tona e kudo që ndodhemi”./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit