10.9 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Komuna e Prizrenit, për 9 muaj, shpenzon 65 për qind të buxhetit të parashikuar

Komuna e Prizrenit në periudhën janar-shtator të këtij viti ka arritur të shpenzonte 65 për qind të buxhetit të parashikuar, me ç’rast më së shumti mjete janë harxhuar për kategorinë e pagave të punonjësve të nivelit lokal. Ndërsa arkëtimi i të hyrave vetjake gjatë nëntë muajve ka arritur në 92 për qind të shumës së planifikuar.

Në raportin për realizimin e buxhetit komunal për periudhën janar-shtator 2017 shkruan se buxheti i planifikuar për këtë vit është afro 40.8 milionë euro, derisa të ardhurat totale në periudhën raportuese kanë qenë afro 34.38 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.

“Nga 40 milionë e 792 mijë euro të parashikuara për vitin 2017, gjatë periudhës janar-shtator 2017, janë shpenzuar 26 milionë e 627 mijë euro ose 65 për qind e shumës së planifikuar”, thuhet në raport, kopjen e së cilës e ka siguruar gazeta Koha Ditore. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shpenzimet e buxhetit komunal kanë qenë 26 milionë e 350 mijë euro.

Më Shumë

Ish-punëtorja e “Eurosig” ndalohet në Vërmicë pas tre vitesh në kërkim për ngacmim

Një rast i iniciuar që nga janari i vitit 2023 për veprën penale “Ngacmim” ka marrë epilog sot në mëngjes, pasi e dyshuara është...

Një burrë gjendet i vdekur pranë shtëpisë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugë të enjten, pranë shtëpisë së tij në fshatin Krstac i Epërm, në komunën e Dragashit. Policia...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit