Komuna e Prizrenit shpenzon afër 120 mijë euro për të blerë teste për koronavirus

Komuna e Prizrenit ditë më parë ka finalizuar një tender për blerjen dhe furnizimin me teste për koronavirus.

Titulli i kontratës së nënshkruar është “Furnizim me teste serologjike IgM dhe IgG për COVID-19 për nevojat e shëndetësisë primare”.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Biotek Kosovo” L.L.C.

Bazuar në kontratën e publikuar nga prokurimi, vlera e përgjithshme e kontratës është 110 mijë e 400 euro. /Gazeta Sinjali/


 

S

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Lajmet e Fundit