9.7 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Komuna e Prizrenit sqarohet për projektin “Një kafe turke”

Komuna e Prizrenit ka dhënë sqarim lidhur me prezantimin e projektit “Një kafe turke”, ku është përdorur logo i saj.

“Sot në qendër të qytetit, në një aktivitet të organizuar te Keji, ku ishte realizuar projekti “Një kafe turke”, shkaku i përdorimit të logos komunale në ballinë ka krijuar përshtypjen kinse aktiviteti ishte i organizuar nga Komuna e Prizrenit”.

“Me këtë rast, njoftojmë se Komuna e Prizrenit nuk është organizatore e këtij aktiviteti dhe projekti është vetëm përfitues nga kategoria e subvencioneve për kulturë dhe rini”.

“Por, pavarësisht se aktiviteti është subvencionuar nga Komuna, kjo nuk i jep të drejtë organizatorëve ta përdorin logon e Komunës pa autorizim. Për këtë arsye, organizatorëve u është bërë kërkesë që të hiqet llogoja e vendosur në ballinë të tendës”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përballje interesante sonte në Rahovec

Ndeshje shumë e rëndësishme në kuadër të xhiros së radhës në Superligë sonte zhvillohet ndërmjet Rahovecit 029 dhe Borës. Takimi do të luhet në palestrën...

Përurohet shkolla e re në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Sot u bë hapja zyrtare e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Nazim Kokollari – Budakova” në lagjen “Dardania” të Prizrenit, një investim...

Lajmet e Fundit