9.1 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Komuna e Rahovecit binjakëzohet me Bashkinë e Përmetit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe Niko Shupuli, kryetar i Bashkisë Përmet në Republikën e Shqipërisë, sot kanë nënshkruar marrëveshje për binjakëzim dhe bashkëpunimi në mes të dy Komunave, shkruan PrizrenPress.

Nënshkrimi i marrëveshja është mbështetur në miqësinë e përhershme, vëllazërinë, përparimin dhe paqen midis shtetit të Republikës së Shqipërisë dhe shtetit të Republikës së Kosovës.

“Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshje është thellimi, zgjerimi dhe forcimi i miqësisë, mirëkuptimi dhe të kuptuarit midis dy njësive të qeverisjes vendore, në bazë të një Miqësie Evropiane, bazë e së cilës është një mirëkuptim i bazuar në paqe, unitet, barazi, tolerancë dhe demokraci, duke dashur që nëpërmjet këtij rrugëtimi të krijohen kushte për kontakte të tjera në mes të qytetarëve në fushën e kulturës, arsimit, shëndetësisë, sportit, ekonomisë dhe turizmit”, ka thënë Haziz Krasniqi, zyrtar për Informim në Komunën e Rahovecit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari Vehapi dhe kryetari Niko Shupuli dhe delegacioni të cilin e kryeson ai, kanë vizituar “Podrumin e Vjetër” në qytetin e Rahovecit dhe më pas kanë vizituar edhe Shkollën e Mesme Profesionale “Selajdin Mullaabazi”, ku janë pritur nga drejtori i bodrumit dhe drejtori i shkollës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

OVL-UÇK reagon për mospërfshirjen e veteranëve në rritjen e pagave

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj deklarimeve të sotme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në...

Lidhjet e para të Fan S. Nolit me Biblën

BUJAR MEHOLLI Shkrimet e para dhe drama “Israilitë dhe Filistinë” Qysh në rininë e hershme plot vrull e angazhim social, kur nisi të merret me gazetari...

Lajmet e Fundit