1.8 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Komuna e Rahovecit largon dy deponi ilegale

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se mbrojtja e mjedisit mbetet një prej prioriteteve të kësaj komune.

Ai ka treguar se në kuadër të kësaj, të martën pastruam dy deponi ilegale në Zoqisht dhe në rrugën për Malishevë, si dhe trajtuan njërën prej deponive legale në këtë komunë.

“Edhe një herë, ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionet në mbrojtjen e ambientit, fillimisht duke mos hedhur mbeturinat në vende joadekuate, si dhe duke i raportuar te autoritetet kompetente ata që ndotin mjedisin, duke hedhur mbeturinat në lokacione të padestinuara, të cilat më pas shndërrohen në deponi ilegale”, ka thënë Latifi.

Ai ka theksuar se Rahoveci është njëra prej komunave më të pastra, falë veprimtarive të shumëllojshme bujqësore dhe pozitës gjeografike, por edhe si rezultat i angazhimit të komunës në eliminimin e deponive ilegale.

“Është e drejtë e çdo qytetari që të jetojë në hapësirë e ambient të pastër, prandaj ju ftoj që së bashku ta mbajmë të pastër Rahovecin tonë”, ka deklaruar Latifi.

Më Shumë

Afër 2 mijë e 600 gjoba për 24 orë, policia njofton se ka arrestuar 20 persona

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2598 gjoba trafiku. Gjatë kësaj kohe, policia ka njoftuar se janë arrestuar...

Shoqata “Esnaf” organizon iftare për familjet në nevojë gjatë Ramazanit

Në Prizren, shoqata “Esnaf” ka nisur edhe këtë vit organizimin tradicional të iftareve për familjet në nevojë gjatë muajit të Ramazanit. Kryetari i shoqatës, Varis...

Lajmet e Fundit