Komuna e Rahovecit përfiton 40 000 euro grant

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latfi dhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka nënshkruar marrëveshje përmes së cilës kjo komunë përfiton 40,000.00 euro grant nga thirrja “Programi për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete për komunat e Republikës së Kosovës”.

“Me mjetet e përfituara nga kjo thirrje, do të mundësohet ndërtimi i rrugëve me prioritet në pjesën e epërme të qytetit, duke i shërbyer zhvillimit të infrastrukturës së përgjithshme të komunës sonë, e veçanërisht pjesës së banuar nga komunitetet”, ka thënë Latifi, duke shtuar se në saje të mirëqeverisjes dhe efikasitetit, Rahoveci është një prej komunave që përfiton grante e donacione nga organizatat qeveritare, joqeveritare dhe ndërkombëtare.

“Do të mbetemi të përkushtuar dhe të përqendruar për qeverisje të mirë që u shërben interesave të qytetarëve. Falënderova ministrin Krasniqi për bashkëpunimin dhe korrektësinë dhe i shpreha gatishmërinë për bashkëpunim ndërinstitucional edhe në të ardhmen”, ka thënë Latifi./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit