23.8 C
Prizren
E martë, 16 Gusht, 2022

Ekzekutohen 100 eurot nga qeveria për punëtorët e sektorit privat

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka bërë të ditur se janë kryer pagesat e shtesave prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat.

 

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sapo është kryer pagesa e shtesës prej 100 euro për rreth 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuar të sektorit privat (atyre që nuk marrin paga nga buxheti i shtetit. Praj gjithsej 220 mijë persona sot do të pranojnë në llogaritë e tyre shtesën prej 100 euro. Janë mbetur edhe aplikantët e lajmëruar në mars e që nuk kanë qenë të lajmëruar në shkurt, për të cilët pagesa do të kryhet në muajin qershor, me kusht që vazhdojnë të jenë të deklaruar si punëtorë për së paku tri periudha tatimore (mars, prill, maj) nga punëdhënësi. Qeveria është në anën e qytetarëve!”,ka shkruar Murati në rrjetin social “Facebook”.

Ndryshe përmes kësaj mase të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Qeveria ka ofruar mbështetje për të gjithë punëtorët e sektorit privat me një shumë të njëhershme prej 100 euro. Pra, si rezultat i kësaj mbështetje, punëtorët e sektorit privat që janë kualifikuar për përfitim dhe që marrin pagë primare deri në 1,000 euro, do të marrin shumën prej 100 euro.

Më Shumë

Lajmet e Fundit