Komuna e Suharekës fillon përgatitjet për PISA

Komuna e Suharekës ka filluar mobilizimin në përgatitjet për Testin Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve (PISA) 2018.

Përmes një njoftimi, komuna bëri të ditur se janë përzgjedhur 155 nxënës nga shkolla të ndryshme të komunës që do ti nënshtrohen këtij testi.

“Testimit do t`i nënshtrohen 29 nxënës nga katër shkollat fillore (Kongresi i Manastirit”-Studenqan, “ Dëshmorët e Greikocit”-Greikoc, “ Dituria” – Samadraxhë, “ 17 Shkurti”-Shirokë ) dhe 126 nxenes nga tri shkollat e mesme të komunës sonë. Gjithsejt 155 nxenes pritet t`i nenshtrohen këtij vlerësimi ndërkombëtar, të përzgjedhur nga sistemi PISA”, thuhet në njoftim

Komuna si duket po fokusohet në përgatitje vetëm në shkollat e përzgjedhura për testim sipas udhëzimeve të MASHT-it

“Komisioni për mbikëqyrjen e testit PISA 2018 tashmë ka bërë nje plan operativ, ku akterë te zbatimit të këtij plani jemi edhe ne, përfaqesues të DKA-ve dhe shkollave.Rreth mobilizimit të të gjitha strukturave për organizimin e testit PISA, në menyrë që suksesi mos të jete i njejti me PISA 2015, kemi realizuar fillimisht vizita dhe takime në shkollat e përzgjedhura me drejtorët, koordinatoret dhe nxenësit. Ndërsa tashmë jemi në fazën e realizimit të testit provues në të gjitha shkollat e përzgjedhura”, thuhet tutje në njoftim.

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit