19.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Protestë për Antigona Morinën para Gjykatës në Rahovec

Të premten me 23 mars, në ora 12:00, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) fton aktivistë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarë, në protestë para objektit të Gjykatës në Rahovec, për të kërkuar drejtësi për Antigona Morinën.

Përmes protestës, RrGK kërkon urgjentisht reagim adekuat të drejtësisë në Kosovë lidhur me rastin e të ndjerës Antigona Morina, me ç’rast dyshohet se Gjykata në Rahovec ka zhdukur ankesën e bërë nga Prokuroria pas vendimit i cili ka shpallur të pafajshëm të akuzuarin kryesor, Hilmi Zekën.

Poashtu, RrGK kërkon që sa më shpejt të adresohen edhe lëshimet për këtë rast meqë “asgjësimi i shkresave zyrtare nuk paraqet vetëm përgjegjësi disiplinore por është vepër serioze”.

RrGK kërkon nga drejtësia kosovare llogaridhënie dhe seriozitet në trajtimin e këtyre rasteve në përputhshmëri me kërkesat e Kodit Penal të Kosovës, ku në njërin prej neneve, përkatësisht Nenin 415 parashihet edhe dënimi deri në 3 vite me burgim.

Transporti është siguruar nga RrGK, ndërsa nisja e autobusit nga Prishtina për në Rahovec do të bëhet në ora 10:00 tek parkingu përballë RTV 21, ndërsa kthimi për në Prishtinë në ora 14:00.

Më Shumë

Pretendentët për titull me përballje të lehta

Albi Mall Superliga do të vazhdojë në fundjavë me xhiron e radhës (32), ku në program janë pesë ndeshje për t’u zhvilluar. Kampioni dhe lideri...

Në Gjonaj të Hasit sot nis festivali “Hasi Jehon”

Në Gjonaj të Hasit sot (e enjte) në ora 19:00 nis edicioni i 35-të i Festivalit Folklorik “Hasi Jehon 2024”, shkruan PrizrenPress. Festivali do të...

Lajmet e Fundit