8.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Koncerti i Bocellit, ngjarja më e madhe klasike 35 milionë shikime

Këngëtari italian i operës Andrea Bocelli ka mbajtur një koncert ‘live’ në katedralen e zbrazët ‘Duomo di Milano’ për të dërguar dashuri në Festë të Pashkëve.

Performanca e së Dielës së këngëtarit të Operas, me rastin e Pashkëve, është bërë ngjarja më e madhe muzikore klasike e të gjitha kohërave, me një shifër prej 35 milionë personash që shikojnë koncertin 30-minutësh.

Ngjarja historike arriti mbi 2.8 milionë shikues në kohë reale, duke e bërë atë një nga shfaqjet më të mëdha muzikore të transmetimit të drejtpërdrejtë të të gjitha kohërave dhe audiencës më të madhe të njëkohshme për një transmetim klasik live në historinë e YouTube.

Videoja mori më shumë se 28 milionë shikime nga e gjithë bota në 24 orët e saj të para.

Pandemia është përhapur në të gjithë Italinë – veçanërisht në rajonin verior të Lombardisë – duke u marr? jetën 19.899 njerëzve deri më tani dhe duke infektuar më shumë se 150,000.

Por italianët shpresojnë se ata kanë kaluar kulmin, pasi 431 vdekje të reja u raportuan nga shërbimi i mbrojtjes civile të dielën – që shënon shifrën më të ulët që nga data 19 mars.

Më Shumë

Spektakli i basketbollit mbarëshqiptar zbarkon në Prizren, nis beteja për trofeun e Ligës Unike

Sot dhe nesër qyteti i bukur i Prizrenit do të jetë mikpritës i Final 4 në Ligën Unike të Femrave, ku katër skuadrat më...

Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë

Pasurinë që e posedojnë duhet ta deklarojnë. Kështu, mijëra zyrtarë të funksioneve publike në Kosovë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre për...

Lajmet e Fundit