16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Konferencë rajonale në Prizren: “ Aktivizmi kulturor dhe qyteti”

Sot në ambientet e Kino ” Lumbardhi” në qytetin e Prizrenit ka filluar konferenca rajonale ” Aktivizimi kulturor dhe qyteti” në organizim të OJQ “ Ec ma ndryshe”.

Në këtë konferencë po marrin përfaqësues të komunitetit të kulturës dhe organizmave të tjerë, përfshirë edhe zyrtarë të institucionëve qeveritare nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, të cilët po diskutojnë mbi rolin që duhet të luaj kultura e arti në zhvillimin urban të qyteteve.

Një ndër panelistet e kësaj konference është edhe Violleta Simjanovska, nga Qendra Multimedia në Shkup.

Ajo më së shumti ka folur për degradimin urban që i është bërë kryeqytetit të IRJM-së, me vendosjen e përmendorëve në sheshe dhe rrugë i njohur si projekti “ Shkupi 2014” nga qeveria aktuale. Ky projekt tha ajo, nuk është vënë fare në debat publik, ndërsa janë derdhur para të majme të taksapaguesve , të cilët më pas kanë filluar të paraqesin shqetësimet e tyre për këtë degradim të skajshëm , duke kundërshtuar qeverinë me protesta të cilat ende po vijojnë.

Ndërkaq, Florent Mehmeti, nga Teatri ODA, tha se kultura në Kosovë, është një specie që duhet shpetuar. Mungesa e hartimit të politikave zhvillimore dhe qasja e gabuar duhet të jetë alarm për komunitetin e kulturës, sepse është bërë sanskionim i madh kulturor me vendime të dëmshme legjislative, theksoi ai.

Panelisti tjetër, Sadi Petrela, nga Fondacioni për Trashëgimi Kulturore në Gjirokastër, tha se ky qytet me traditë të bujshme ka rreth 600 objekte të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, ku organizma të ndryshëm joqeveritar po mundohen t’i ruajnë vlerat kulturore të këtij qyteti, ndërsa ka thënë se përkujdesja institucionale edhe në shtetin shqiptar është minimale.

Ndërkaq, rreth temës së konferencës, ka folur edhe panelistja nga radhët e organizatorit, Flaka Xërxa, tha se Prizreni si mjedis urban përmes aktivizmit kulturor ka dhënë sinjalet e para se si lëvizjet kulturore të ngjyrosura me spektrin politik, mund të pasqyrojnë situatën me të cilën ballafaqohet një komunitet i caktuar në periudhë të caktuar kohore.

Ajo, ka shtuar se potenciali i aktivizmit kulturor në ditët e sotme, përkundër faktit se Prizreni konsiderohet relativisht i pasur për nga ngjarjet kulturore, tregon rënie të konsiderueshme.Ajo tha se Festivalet si Dokufest e Zambaku i Prizrenit, janë ngjarjet kryesore që po e mbajnë gjallë aktivizmin kulturor në Prizren.

Në këto çaste është duke vijuar konferenca, ku pjesë e panelit janë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, Ljubica Sllavkoviq nga Qendra Kulture e Dekontaminuar nga Beogradi,Saimir Kristo dhe Ares Shporta. Në këtë konferencë, panelistët për temat e shtjelluara përgjigjen edhe në pyetje të pjesëmarrësve tjerë të kësaj konference… /TV Prizreni/

Më Shumë

Albin Kurti sot i mbush 49 vjet

Sot është një ditë tejet e veçantë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai sot e feston ditëlindjen e 49-të. Kurti ka lindur më 24 mars...

Mot me diell dhe i ngrohtë

Për sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë...

Lajmet e Fundit