10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Konflikti në Ukrainë pritet t’i kushtoj Gjermanisë mbi 260 miliardë euro

Lufta në Ukrainë dhe çmimet e larta të energjisë po i kushtojnë Gjermanisë qindra miliarda euro, thuhet në një studim të fundit. Ekonomia gjermane do të humbasë si pasojë e këtyre zhvillimeve deri në vitin 2030 mbi 260 miliardë euro.

Ky është konstatimi i një studimi që kanë punuar së bashku tre institute kërkimore: Instituti për Tregun e Punës dhe Formimin Profesional (IAB), Instituti Federal për Formimin Profesional dhe Shoqëria për Kërkimin e Strukturës Ekonomike.

Sipas raportit, konflikti po dëmton edhe punësimin. Vitin e ardhshëm, rreth 240 mijë vetë më pak mund të punësohen sesa para luftës – mesatarja për vitet 2022-2028 do të ishte 150 mijë njerëz.

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i rregulluar me çmimin në vitin 2023 do të jetë rreth 1.7 për qind më i ulët se sa po të mos kishte ndodhur sulmi rus në Ukrainë.

“Rritja ekonomike po dobësohet veçanërisht nga rritja e çmimeve të lëndëve të para fosile. Ato po rëndojnë si ekonominë e eksportit, ashtu edhe konsumin e familjeve private”, thuhet në raport.

Për parashikimin e tyre, studiuesit supozuan se sanksionet kundër Rusisë do të mbeten në fuqi deri në vitin 2030, edhe nëse lufta përfundon më parë.

“Për shkak të efekteve të luftës, rritja e parashikuar pas pandemisë COVID-19 ka dështuar”, shpjegoi Enzo Weber nga IAB.

Fushat që vuajnë më së shumti

Një nga humbësit e mëdhenj në situatën aktuale do të jetë sërish industria e gastronomisë dhe hotelerisë, e cila është goditur keq edhe nga pandemia. Këto fusha ekonomike do të ndjejnë dukshëm edhe humbjen e fuqisë blerëse tek qytetarët.

“Për shkak të shpenzimeve më të ulëta të konsumatorëve, do të ulet edhe numri i punonjësve në këto fusha”, thotë studimi.

Humbës të tjerë do të jenë sektorët me energji, si industria kimike dhe prodhimi i metaleve, por edhe shërbimet sociale.

Për vitin 2030, studimi sheh një efekt pozitiv prej 60 mijë vende të reja pune. Por kjo vlen vetëm nëse çmimet e energjisë nuk rriten edhe më shumë. Nëse kjo ndodh, Gjermania do të rrëshqasë në recesion, paralajmëroi Weber.

Në një skenar tjetër, ku çmimet e energjisë rriten dy herë më shpejt, studiuesit shohin ndikimin më të madh në tregun e punës në vitin 2024, me 660 mijë punëtorë më pak sesa sikur të mos kishte luftë. /Deutsche Welle/

Më Shumë

Familja e 71 vjeçarit të vdekur akuzon urologun në Prizren për neglizhencë

Urologu Fatos Shukriu është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Prizren për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”. Kjo pasi që familja e...

Osmani merr pjesë në tubimin përkujtimor në 25 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në tubimin përkujtimor në 25 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe, me fillim të...

Lajmet e Fundit