9.3 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Kongresi certifikon rezultatet – Joe Biden, president i SHBA-së

Joe Biden është konfirmuar si president i ri i SHBA-së.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, ka qenë senatorja Amy Klobuchar ajo që dha lajmin.

“Joe Biden dhe Kamala Harris do të jenë presidenti dhe zëvendëspresidenti, sipas fletëve të votimit që na janë dhënë”.

Pas kësaj, ka shpërthyer një duartrokitje në Kongres.

Pence më pas ka thënë se Biden “ka marrë 306 vota” dhe Trump “ka marrë 232 vota”.

“Njoftimi i gjendjes së votave nga presidenti i senatit do të konsiderohet si i mjaftueshëm për zgjedhjen e presidentit dhe zëvendëspresidentit”, ka thënë Pence.

Certifikimi vjen pasi protestuesit pro-Trump sulmuan ndërtesën e Kongresit në SHBA të mërkurën herët.

Seanca e përbashkët e Kongresit, e cila normalisht është një hap ceremonial, u ndërpre për disa orë kur protestuesit sulmuan ndërtesën. /Telegrafi/

Më Shumë

Pas Kinollit, Abrashi bashkon forcat edhe me Erxhan Galushin për garën në Prizren

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga LVV, Artan Abrashi pas marrëveshjes së arritur me Albert Kinollin, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me...

Kjo është marrëveshja PDK – LDK në Prizren (Dokument)

Është zyrtarizuar para pak minutash koalicioni mes kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, dhe kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),...

Lajmet e Fundit