1.3 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Kongresi i SHBA-së sot me seancë dëgjimore: Joe Biden-it do t’i kërkohet angazhim më i fortë që Serbia ta njohë Kosovën

Çështja e Kosovës dhe e Ballkanit Perëndimor, do të jenë tema me theks të veçantë, të një seance dëgjimore e cila thuhet se do të mbahet sot në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së.

Në këtë seancë, do të marrin pjesë edhe ekspertë për Ballkanin Perëndimor, përcjellë Klan Kosova.

Ata do t’i japin rekomandime administratës së ardhshme, të udhëhequr nga Joe Biden, mbi qëndrimet që duhet të mbajnë ndaj Kosovës, dhe rajonit po ashtu, përcjellë Klan Kosova.

Ekspertët, përfshirë ish-sekretaren e shtetit amerikan, Madeleine Albright, profesorin e Universitetit ”Johns Hopkins”, Daniel Serwer dhe analistin Janusz, do t’i bëjnë rekomandime administratës së re të SHBA-së, për veprime të mëtejshme në Ballkan.

Takimi është paraparë të drejtohet nga kryetari i Komitetit, mbështetësi i madh i Kosovës, Kongresmeni Eliot Engel.

Siç shkruan gazeta boshnjake,“Avaz’’në adresimin e tij, Serwer do t’i bëjë thirrje administratës së ardhshme të SHBA-së që të angazhohet më fort për njohjen e plotë të shtetësisë së Kosovës nga Serbia e Bosnja, si dhe për parandalimin e shkëputjes së Republika Srpskas.

Serwer thuhet se do ta shprehë qëndrimin e tij se ende ka probleme mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe brenda Bosnjës, ku Serbia është gjithashtu faktor.

”Gjithçka që sugjerova do të jetë më e lehtë nëse Serbia ndihmon. Nëse Vuçiq vazhdon të preferojë autokracinë dhe rreshtimin me Rusinë dhe Kinën, evropianët dhe amerikanët do të duhet të gjejnë mundësi për të shpejtuar ditën kur Serbia do të angazhohet për demokraci të vërtetë në shtëpi dhe marrëdhënie më të mira me fqinjët” thuhet, ndër të tjera, në fjalimin e Serwer”, shkruan gazeta boshnjake, përcjellë Klan Kosova.

”Qëllimi kryesor amerikan i dialogut është njohja reciproke dhe shkëmbimi i ambasadorëve”.

”Presidenti Biden dhe Kancelarja Angela Merkel duhet ta shpallin në mënyrë të qartë këtë qëllim dhe t’u bëjnë presion anëtarëve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën për të deklaruar se do ta njohin Kosovën më së voni kur Serbia ta ketë bërë të njëjtën gjë. Anëtarësimi në Kombet e Bashkuara do të kërkojë që amerikanët ta bindin Rusinë dhe Kinën që të mos bëjnë veto”, pritet të deklarojë Serwer.

Në fjalimin e tij, ai thuhet se do deklarojë po ashtu se Dejtoni sot u shërben interesave të ”baronëve grabitës etnikë”, nga të cilët “njëri po armatos burrin e tij shtetëror për shkëputje, tjetri po e inkurajon atë dhe i treti ankohet”.

”Shtetet e Bashkuara duhet t’i bëjnë presion evropianëve për të sanksionuar ata që mbështesin pavarësinë e Republika Srpskas dhe për të forcuar dhe lëvizur trupat e tyre, me mbështetjen e dukshme të SHBA-së, në qytetin verilindor të Brcko për ta bllokuar shkëputjen”.

 

klankosova.tv

Më Shumë

Gjesti përlotet në BBVA, kush ishte arsyeja?

Hyrja e Gjestit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka ndryshuar shumë dinamikat mes banorëve. Ai ka hyrë me shumë energji duke ngacmuar shumë...

LDK-ja në Prizren: Drejtorët e shkollave po shfrytëzohen nga PDK për fushatë zgjedhore

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka kritikuar partinë në pushtet për përfshirjen e drejtorëve të shkollave në parafushatën zgjedhore. Reagimi i plotë: Drejtorët e shkollave...

Lajmet e Fundit