13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Konjufca: Kurti nuk do të lejoj të hapen sërish temat e brendshme të Kosovës në Bruksel

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë para mediave se dialogu Kosovë-Serbi i realizuar deri më tash ka qenë në formën e gabuar.

“14 shkurti i përkthyer në realcion me dialogu, i bie që nuk mund të ketë dialog të njëjtë siç ka pasur në Bruksel më herët, për shkak se ky opsion që ka fituar zgjedhjet ka fituar me shpjegimin dhe koncpetim që dialogu i deritashëm ka qenë i formës së gabuar, ka qenë dialog që ka trajtuar temat e brendshme të Kosovës…”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka shtuar se neve na duhet një përfaqësim i ri politik, që i jep garanci qytetarëve që gjëra të tilla nuk do të ndodhin.

“Jam shumë i bindur që kryeministri Kurti në ditën e nesërme do ta përfaqësoj dinjitetshëm atë që ka ndodhur me 14 shkurt. E më 14 shkurt qytetarët i kanë thënë stop shumë gjërave, e ajo është edhe çështjet që janë trajtuar në dialogun me Serbinë”, ka thënë Konjufca.

Ai ka shtuar se kryeministri Kurti do ta prezantoj opsionin e një dialogu në të cilin Kosova e kërkon atë që është substanciale në raport me Serbinë, e ajo është që Republika e Kosovës të jetë shtet i njohur dhe i pranuar nga Serbia.

“Aleksandar Vuçiq duhet ta pranoj një realitet që prej vitit 1999 është realiteti që Kosova është e lirë, prej 2008 është realiteti që Kosova është shtet i pavarur dhe prej 14 shkurtit është realiteti tjetër që Kosova qeveriset nga një forcë politike e cila nuk bënë kompromise duke i hapur temat e brendshme të Republikës së Kosovës”, u shpreh Konjufca.

Kryekuvendari më tej shtoi se do të ishte mirë që institucionet tona mos ta lidhin procesin e liberalizimit me dialogun.

“Nëse dikush mendon që liberalizimin e vizave duhet me vendos si kusht shtesë për Kosovën në relacion me dialogun, mendoj se do të ishte lajm i keq për qytetarët e Kosovës, pasi që kriteret janë plotësuar në vitin 2017. Liberalizimi i vizave nuk duhet të kushtëzohet me dialogun me Serbinë”, tha Konjufca.

Konjufca tutje shtoi se është vështirë të kryhet dialogu shpejt, kur Vuçiqi mendon se duhet të marrë diçka në Kosovë.

“Ne kemi dëshirë që dialogu me përfundua më shpejt por me këto qëndrime të Vuçiqit mos u çuditni nëse dialogu do të zgjasë me vite të tëra”, tha Konjufca. /Telegrafi/

Më Shumë

Lajmet e Fundit