10 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Konjufca: Me Serbinë duhet menduar skenarin më të keq

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, thotë se pavarësisht që NATO ka një marrëveshje me Serbinë, Kosova duhet të ketë kujdes dhe në raport me shtetin serb duhet menduar skenarin më të keq.

Konjufca vlerëson se raporti Kosovë-Serbi është më i keq sesa që kanë pasur Rusia dhe Ukraina, njofton Klankosova.tv.

“Natyrisht që NATO-ja është e pranishme në Kosovë dhe është pranishme sipas një marrëveshje ushtarake që e ka me Serbinë. Unë nuk kam frikë të pajustifikuar që kjo marrëveshje mund të shkelet përmes një sulmi nga Serbia. Por, ne duhet të jemi të gatshëm që në raport me Serbinë të mendojmë skenarin më të keq. Serbia as që na njeh, pra në kuptimin e relacionit shtetëror. Marrëdhëniet me Serbinë i kemi më të këqija sesa Ukraina me Rusinë”, tha ai.

Konjufca po ashtu theksoi se FSK duhet të rris nivelin e të drejtës për llojin e armatimit.

“Forcat e FSK-së duhet ta rrisni nivelin e të drejtës së tyre për llojin e armatimit, Kosova duhet të ketë artileri të ushtrisë së vet, dhe natyrisht që në të gjitha këto do t’i bëjmë në bashkëpunim NATO”, tha Konjufca.

Më Shumë

Pensionohet gjyqtari Hashim Çollaku

Pas një përvoje pune prej njëzetegjashtë (26) vjetësh në gjyqësor, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Hashim Çollaku ka arritur moshën e pensionimit. Kryetari Totaj ka...

Banorët e lagjes “Ortakoll” në Prizren në qendër të nismës për përmirësimin e hapësirave publike

Organizata “EC Ma Ndryshe” ka filluar zbatimin e një nisme të re të quajtur “One Wish For My Street” (“Një dëshirë për rrugën time”),...

Lajmet e Fundit