Kontrabandoi pesë refugjatë afganë, arrestohet në Prizren shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar nga Departamenti i Policisë Kufitare në rajonin e Prizrenit gjatë së premtës për kontrabandim me migrantë.

Siç bëhet e ditur nga policia, i dyshuari ka kontrabanduar pesë refugjatë shtetas të Afganistanit të cilët janë dërguar në qendrën e strehimit për azil.

“Është raportuar se është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut i cili me kamionin e tij, i ka kontrabanduar pesë refugjatë shtetas të Afganistanit të cilët janë dërguar në qendrën e strehimit për azil. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të PK-së./ PrizrenPress.com

Më Shumë

DokuFest shpall 10 projektet e përzgjedhura për Short Film Forum 2026

DokuFest ka bërë të ditur përzgjedhjen e dhjetë projekteve që do të marrin pjesë në edicionin 2026 të Short Film Forum, i cili do...

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Lajmet e Fundit