Kontratat, merkato dhe Champions League: sa shumë skenarë

Shumë pikëpyetje rreth futbollit, por dëshira e njëjtë: ky sezon duhet të përfundojë në fushë. Belgjika dhe Skocia janë vendet që për momentin kanë dalë nga rreshti dhe mendojnë ta përfundojnë sezonin që tani, por ende nuk ka një vendim përfundimtar. Me siguri në këto shtete nuk dëshirojnë të humbasin pjesëmarrjen në kupat e Europës, sezonin pasardhës.

Hipotezat për Champsions League janë të shumta, teksa dy janë kryesoret: sfidat e kampionateve dhe të kupave të Europës të zhvillohen paralelisht, kurse plani tjetër është të mbyllen kampionatet deri në fund të korriku dhe më pas të luhen Champions dhe Europa League. Momentalisht kanë mbetur 17 ndeshje të Champions pa u zhvilluar.

UEFA po shikon çdo opsion, t’i luajë të gjitha këto ndeshje, t’i bëjë me një takim dhe kështu deri në fund do ishin në program 11 takime, plani tjetër është me grumbullim të tetë ekipeve të fundit, ose të katër ekipeve. Në të tria këto raste do luheshin 11 takime.

Dëshira tjetër e UEFA dhe FIFA është që kampionatet të mbarojnë njëkohësisht, në mënyrë që edhe dritarja e merkatos të jetë e njëjtë dhe të mos krijohen probleme. Sa u takon kontratave, ato do të jenë të vlefshme deri në përfundim të sezonit, por këshillohet që klubet dhe lojtarët të gjejnë gjuhën e përbashkët për këtë, pasi duhen respektuar ligjet dhe kodet e punës në vendet përkatëse.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit