6.8 C
Prizren
E premte, 6 Mars, 2026

Kontrolle të shtuara në Parkun Kombëtar “Sharri” për shkak të pranisë së arinjve në zonat e banimit dhe turistike

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar ‘’Sharri’’ të mërkurën ka njoftuar se është duke monitoruar me vëmendje të shtuar situatën e krijuar si pasojë e aktiviteteve të disa llojeve të kafshëve të egra, e në mënyrë specifike të Ariut të Murrmë.

Sipas kësaj drejtorie arinjtë kanë shtuar frekuentimin në zonat e banimit si dhe në lokacionet e destinuara për vizitorë në territorin e Parkut Kombëtar ‘’Sharri’’.

“Kjo situatë po përsëritet çdo vit dhe kryesisht gjatë periudhës maj-qershor, ku arinjtë në kërkim të ushqimit shpeshtojnë frekuentimin e këtyre zonave dhe lokacioneve ku hidhen mbeturina ushqimore”, thuhet në njoftim.

Për shkak të gjendjes së krijuar dhe në përpjekje për të monitoruar nga afër gjendjen, Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtare ‘’Sharri’’ gjatë këtyre ditëve ka shtuar edhe numrin e kontrolleve dhe aktiviteteve në terren.

Në mesin e tyre ka përmendur kontrollet nga rojtaret e natyrës në lokacionet Brezovicë dhe Prevallë; angazhimin e shtuar të stafin profesional me kontrolla të përditshme përfshirë edhe ditët e vikendeve; takime dhe informim të vizitorëve rreth rreziqeve që paraqet kjo situatë; dhe informim përmes rrjeteve sociale, uebfaqes dhe formave tjera të komunikimit, raporton Telegrafi.

“DAPK ‘’Sharri’’, do të vazhdojë  edhe me aktivitete tjera, por njëkohësisht i fton për bashkëpunim edhe institucionet tjera relevante dhe stacionet Policore të Shtërpcës dhe stacionet Policore të Prizrenit, si dhe kërkon nga banorët e zonës dhe vizitorët që të mos hedhin mbeturina ushqimore në territorin e parkut”, përfundon njoftimi.

Më Shumë

Dramë në kryeqytet: Ylli i shkakton humbjen e pestë radhazi Sigal Prishtinës

Ylli ka shënuar një fitore dramatike ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 80-82, në një ndeshje të vendosur në sekondat e fundit. Ashtu si në përballjen e...

Sonte finalja e madhe e Sanremos 2026, 30 artistë në garë për trofeun

Teatri Ariston ka hapur dyert për aktin e fundit të edicionit të 76-të të Festivalit të Sanremos. Mbrëmja e së shtunës, 28 shkurt, shënon...

Lajmet e Fundit