26.8 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Korisha e Prizrenit në karantinë, fermerët nuk mund ta dorëzojnë qumështin në qumështore

Oda e Afarizmit ka pranuar të premten një shqetësim nga Qumështoria Sharri e Komunës së Prizrenit pas vendosjes së fshatit Korishë në karantinë, ku si rezultat i këtij vendimi, Qumështorja po e ka të pamundur që të sigurojë qumështin nga fermerët e këtij fshati.

Duke e marrë parasysh këtë OAK i është drejtuar menjëherë të premten me kërkesë Kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka në mënyrë që të iu lejohet disa fermerëve të këtij fshati që ta dërgojnë qumështin e mbledhur në fabrikë, natyrisht duke i respektuar rregullat strikte të sigurisë dhe duke iu dhënë afat maksimal prej 2 orëve për realizmin e këtij veprimi.

Propozimi i bërë që fërmerët ta sjellin qumështin deri në hyrje të fshatit është i pamundur të funksjonojë për arsye se qumështi duhet të dërgohet në fabrikë, që ti matet kualiteti i yndyrës, në bazë të secilës caktohet edhe çmimi i litrës së qumështit. Në këtë rast, matja e kualitetit larg fabikës teknikisht është e pamundur.

OAK konsideron që në këtë kohë është e domosdoshme që fabrikat të mund të funksionojë normalisht, fermerët të bëjnë shitjen e qumështit dhe qytetarët të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi duke u furnizuar me ushqime.

OAK shpreson që Kryetari i Komunës Mytaher Haskuka do ti dalë në ndihmë Qumështores, fermerëve dhe qytetarëve.

Më Shumë

Superkupa në hendboll i takon Rahovecit

Superkupën e Kosovës në hendboll për edicionin 2025 e ka fituar Rahoveci, pas një dueli dramatik ndaj Kastriotit. Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma...

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale, e cila do të zgjasë deri më 12 tetor, ditë në të cilën qytetarët e Kosovës do...

Lajmet e Fundit