11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

“Korriku, muaji më i nxehtë që nga 1854-a”- IHMK njofton për kthimin e temperaturave “përvëluese” në javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se përgjatë javës së ardhshme, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 36 gradë Celcius.

Sipas njoftimit të IHMK-së, korriku i këtij viti po mbyllet si muaji më i nxehtë nga vitet e tjera, që nga 1854-a.

Sipas IHMK-së, e hëna do të jetë me diell dhe me vranësira që përcjellën me reshje shiu. Maksimalet do të arrijnë 24-28 gradë, ndërkaq ato minimale 12-15 gradë Celcius.

E martja do të jetë me diell, ku maksimalet do të arrijnë përreth 27-31 gradë.

Edhe e mërkura sipas IHMK-së do të jetë me diell e me vranësira të pakta, që do të sillen kryesisht në relievin malor. Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 32 gradë.

“E enjte-Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius Të premten – Mot kryesisht me diell. Vranësira të shpërndara parashihen kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1 deri 7 m/s”, thuhet në njoftim të IHMK-së.

“Temperatura mesatare në nivel global ishte 16.63 në vitin 2019, derisa ajo tani ka arritur në 17.08 gradë Celsius, që konsiderohet rritje rekorde”, vijon komunikata.

Më Shumë

At Shtjefën Gjeçovi, intelektuali françeskan i vrarë nga shovinistët serbë

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot 95-vjetorin e ndarjes nga jeta të At Shtjefën Gjeçovit. At Shtjefën Gjeçovi lindi në Janjevë të Kosovës më 12 korrik,...

Dega e Nismës propozon dy kandidatë për deputetë, Limaj: Malisheva e ka adresën

Nisma Socialdemokrate në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojë bashkë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ky subjekt politik, dega në Malishevë...

Lajmet e Fundit