11.3 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Kosova, me 1 milion e 787 mijë votues

ValdeteDaka-zgjedhjetKosova është në prag të fillimit të fushatës zyrtare për zgjedhjet parlamentare të 8 Qershorit, por puna më e madhe është në Komisionin Qendror të zgjedhjeve që do të merret me përgatitjen e të gjithë procesit.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, ishte e ftuar në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” në TCH. Daka tha se të gjitha subjektet politike tashmë kanë dorëzuar listat e kandidatëve dhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare po ecin normalisht.

Sipas kryetares së KQZ-së, në listat zgjedhore janë të regjistruar 1 milion e 787 mijë votues.

“Afatet e shkurtra janë një sfidë dhe të gjithë kanë qenë nën presion. Na është dashur të punojmë 24 orë. Këtë radhë nuk besojë se veriu do të jetë një sfidë më e madhe se herën e kaluar, pasi tani nuk e kemi më atë barrën politike. Subjektet politike nga veriu janë të interesuara të garojnë për Parlamentin e Kosovës dhe e gjithë kjo ka sjell që situata politike të jetë më pak e tensionuar”, ka thënë Daka, transmeton TCH.

KQZ ka kërkuar asistencë nga OSBE-ja, meqenëse situata e sigurisë është ende e brishtë.

“Asistenca e OSBE-së do të jetë e fokusuar vetëm në katërfusha të veprimtarisë tonë dhe nuk do të jetë aq e gjerë sa ka qenë edhe në zgjedhjet lokale”, shton Daka.

Kur është fjala për votimin e emigrantëve, ajo tha se votimi jashtë Kosovës është paksa i komplikuar.

“Së pari këta persona duhet të aplikojnë që të regjistrohen si votues jashtë Kosovës dhe nëse i plotësojnë kushtet, Komisioni dërgon fletën e votimit dhe më pas ata këtë fletvotim, me anë të postës, e kthejnë në KQZ”, thekson Daka.

Më Shumë

Fitorja e shpresës mbi urrejtjen

Mytaher Haskuka Demokrati socialist, mysliman, imigrant, fitoi qytetin e Nju Jorkut. Zohran Mamdani fitoi me shumicë, si kandidati i parë që fiton më shumë se...

Prizreni mposhtet minimalisht nga Feronikeli

Në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë, Prizreni është mposhtur sot me rezultat minimal 2–1 nga Feronikeli, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Rexhep...

Lajmet e Fundit