-0.8 C
Prizren
E diel, 5 Janar, 2025

Kosova ka leje t’i krijojë Forcat e Armatosura

FSK12-16Forcat e Armatosura të Kosovës do të formohen me bekimin e NATO-s. Kështu bëjnë të ditur burime të RTK-së, duke shtuar se çdo hap për kalimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës ka qenë i koordinuar me faktorin ndërkombëtar.
Ndërkaq, në gjysmën e dytë të marsit do të fillojë aktiviteti diplomatik, përkatësisht takimet e krerëve të Kosovës me NATO-n rreth formimit të Forcave të Armatosura. “Struktura, mandati dhe misioni i FSK-së nuk janë çështje e NATO-s për të vendosur. E ardhmja e FSK-së është çështje e brendshme e institucioneve të Kosovës”, thuhet në e-mailin e zyrtarëve të NATO-s dërguar RTK-së.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Agim Çeku, ka bërë me dije më herët për “Epokën e re” se paralajmërimi i themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës është bërë në koordinim të plotë me NATO-n. Ai ka treguar se i gjithë procesi i rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë ka qenë i mbikëqyrur nga ekipi këshillues i NATO-s, duke shtuar se organizata më e fuqishme ushtarake në botë është e njoftuar me të gjithë hapat e institucioneve të Kosovës.

“Ekipi këshillues i NATO-s ka qenë vëzhgues i këtij procesi prej fillimit deri tash në përfundim. Forca e NATO-s është shumë mirë e informuar për të gjeturat e këtij procesi dhe rekomandimet e këtij procesi ndaj Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Çeku. Ai ka deklaruar se Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës është në raporte shumë të ngushta ditore me NATO-n. Sipas tij, as NATO-ja dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk janë të befasuara për paralajmërimin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. “Jemi në marrëdhënie shumë të ngushta ditore me NATO-n, përkatësisht KFOR-in. Në ministri e kemi ekipin këshillues të NATO-s, po ashtu edhe në FSK e kemi ekipin ndërlidhës këshillues të NATO-s. Pra, kemi takime të rregullta me KFOR-in dhe me autoritetet e NATO-s dhe në çdo takim është biseduar kjo çështje. Kështu që, kjo çështje nuk i bie NATO-s si befasi”, është shprehur Çeku.

Ai ka treguar se themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës i hap dyert për partneritet, operacione paqeruajtëse dhe anëtarësim në NATO. Ai është shprehur i bindur se NATO-ja do të vazhdojë ta mbështesë forcën e re sikurse e ka mbështetur deri më tani FSK-në.

Më Shumë

Totaj kërkon vlerësimin e dëmeve dhe ndihmë për të prekurit nga shpërthimi i fishekzjarreve

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, kërkon vlerësimin e dëmeve nga shpërthimi i fishekzjarreve "Pas vizitës që kam realizuar së bashku me nënkryetarin z. Gashi në...

Prizreni, qyteti që tërheq vizitorë të huaj e shqiptarë edhe në ditën e fundit të vitit

Numri i turistëve që vizitojnë qytetin e Prizrenit gjatë stinës së dimrit është rritur dukshëm këtë fundvit. Vizitorë të shumtë nga vende të ndryshme...

Lajmet e Fundit