Kosova luan sonte me Greqinë

Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar drejt Greqisë për tu përballur në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” me fillim nga ora 20:45 do përballen kundër Greqisë në stadiumin “Athens Olympic Stadium” ku dëshirojnë që të paktën nga seria e ndeshjeve pa fitore, të gjejnë vetën ndaj grekëve drejt triumfit.

Kosova do jetë me shumë mungesa ku Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Edon Zhegrova janë të fundit të cilët i bashkohen listës së të lënduarve.

Pavarësisht këtyre mungesave thuhet se skuadra e “Brazilit të Ballkanit” janë të motivuar për lojë dhe i gjithë grupi janë të gatshëm pavarësisht se kush do luajë, që ta japin më të mirën për ta shuar serinë e ndeshjeve pa fitore.

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit